BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Peru: Rritet bilanci i të vdekurve nga shpërthimi i një kamioni cisternë

Nga shpërthimi i një kamioni cisternë në kryeqytetin e Perusë, Limë, që ndodhi të enjten, jetën e humbën 14 persona, ndërsa 48 janë lënduar, kumtoi sot Ministria peruane e Shëndetësisë.

Limë, 26 janar 2020 (MIA) – Nga shpërthimi i një kamioni cisternë në kryeqytetin e Perusë, Limë, që ndodhi të enjten, jetën e humbën 14 persona, ndërsa 48 janë lënduar, kumtoi sot Ministria peruane e Shëndetësisë.

Të paktën gjysma e të lënduarve janë në gjendje kritike me djegien e mbi 50 për qind të trupave të tyre.

Shpërthimi i kamionit cisternë, i cili i ka transportuar 2.500 litra gaz të lëngshëm ka shkaktuar zjarr në periferinë e Limës, në të cilin janë shkatërruar disa shtëpi dhe automjete. shk/

Back to top button
Close
Close