BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Personi që hyri në rezidencën e kryeministrit kanadez po përballet me 22 aktakuza

Personi i armatosur, i cili javën e kaluar u arrestua pasi që hyri në një pronë në Otavë, në të cilën ndodhet rezidenca e kryeministrit kanadez, Xhastin Trudo, është akuzuar sipas 22 paraqitjeve penale, kumtuan mediumet lokale.

Otavë, 7 korrik 2020 (MIA) – Personi i armatosur, i cili javën e kaluar u arrestua pasi që hyri në një pronë në Otavë, në të cilën ndodhet rezidenca e kryeministrit kanadez, Xhastin Trudo, është akuzuar sipas 22 paraqitjeve penale, kumtuan mediumet lokale.

Kori Haren (46), mes tjerash, akuzohet se ka komplotuar kërcënim apo ka paraqitur kërcënim “t’i shkaktohet vdekje apo lëndim trupor”, kryeministrit Trudo, sipas dokumentit gjyqësor, në të cilin patën qasje mediumet lokale, përfshirë edhe radiodifuzeri kanadez CBC. Megjithatë, shumica e aktakuzave janë të lidhura me armë zjarri.

Policia kumtoi se i dyshuari “të enjten e kaluar depërtoi në hyrjen kryesore për këmbësorë” në Rido Hol, rezidencë zyrtare e guvernatorit kanadez në Otavë.

Rido Hol është rezidenca zyrtare e guvernatorit kanadez, ndërsa Trudo dhe familja e tij jetojnë në Rido Kotixh. Trudo dhe familja e toij po jetojnë atje përderisa  të renovohet rezidenca zyrtare e kryeministrit në 24 Saseks drajv.

Policia kumtoi se Haren, i armatosur, i cili është pjesëtar i forcave kanadeze të armatosura, është “arrestuar mu para orës 8:30 sipas kohës lokale pa kurfarë incidente”.

Policia konfirmoi se as Trudo as guvernatorja e përgjithshme, Xhupi Pajet nuk ndodheshin në pronë gjatë incidentit. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close