0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiPolitikë

Personat me 65 vjet të mbushura, të cilët nuk kanë 15 vjet stazh, do të mund ta blejnë stazhin për të marrë pension

 Personat të cilët i kanë mbushur 65 vjet, ndërsa  nuk kanë 15 vjet stazh  për shkak të asaj që nuk u janë paguar një pjesë e kontributeve,  do të mund t'i blejnë vitet e stazhit që u mungojnë  që të mund të marin pension të pleqërisë. Këtë e parasheh Propizim-vendimi ligjor i cili është në rend dite të seancës së sotme kuvendore.

Shkup, 24 janar 2020 (MIA) – Personat të cilët i kanë mbushur 65 vjet, ndërsa  nuk kanë 15 vjet stazh  për shkak të asaj që nuk u janë paguar një pjesë e kontributeve,  do të mund t’i blejnë vitet e stazhit që u mungojnë  që të mund të marin pension të pleqërisë. Këtë e parasheh Propizim-vendimi ligjor i cili është në rend dite të seancës së sotme kuvendore.

Propozimi është dorëzuar  nga grupi i deputetëve të BDI-së, ndërsa siç sqaroi njëri nga propozuesit Rexhail Ismaili,  iniciativa del nga kërkesat e qytetarëve  të cilët shumë vite prapa përballen  me problem të tillë.

“Si rezultat i kërkesave të shumë qytetarëve, konstatuam se  kjo çështje  duhet të përgatitet si ligj”, tha Ismaili.

Deputetët e opozitës u shprehën se do të japin mbështetje  në propozim-ligjin  dhe vlerësuan se  bëhet fjalë për vazhdim të vendimit ligjor që VMRO-DPMNE e ka sjellur në vitin 2015. Paralajmëruan amendamente  në lexim të dytë me qëllim që të përmirësohet vendimi ligjor. Një pjesë e tyre kishin vërejtje  në periudhën  në të cilën dorëzohet ligji dhe konsiderojnë se bëhet fjalë për ligj parazgjedhor për  blerje të votave.

Sipas Dragan Cuklev nga VMRO-DPMNE, ligji do të shkaktojë  implikime financiare, në çka ka reaguar Ismaili  i cili i ka mohuar pohimet e tilla me arsyetimin se me blerjen e stazhit do të bashkohen mjetet  në fondin e FSPI. Në lidhje me kohën  kur dorëzohet ligji Ismaili sqaroi se  tani propozohet ligji  që të ketë vazhdimësi  të sjelljes së ligjit për punëtorë të falimentuar.

Debati për këtë pikë   nga rendi i ditës vazhdon me pushim të rregullt njëorësh. sa/

Back to top button
Close
Close