0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Përsëri është vendosur pranimi i dërgesave postare për SHBA dhe numër të caktuar të shteteve në Evropë

Përsëri është vendosur pranimi i dërgesave postare për SHBA dhe numër të caktuar të shteteve në Evropë, njoftojnë nga SHA "Postat e Maqedonisë së Veriut" - Shkup.

Shkup, 10 korrik 2020 (MIA) – Përsëri është vendosur pranimi i dërgesave postare për SHBA dhe numër të caktuar të shteteve në Evropë, njoftojnë nga SHA “Postat e Maqedonisë së Veriut” – Shkup.

Nga atje theksojnë se ata janë në kontakt të vazhdueshëm me operatorët dhe transportuesit ndërkombëtarë të postës dhe se po rregullojnë operacionet e tyre ndërkombëtare në gjendjen aktuale pasi pandemia e Kovid-19 në shtetet nëpër gjithë botën shkaktoi ndryshime të rëndësishme në operacionet postare ndërkombëtare.

Regjistrimi i shteteve për të cilat është e mundur të dërgohen dërgesa postare mund të shihet në lidhjen vijuese: https://posta.com.mk/sq/perseri-eshte-rivendosur-pranimi-i-dergesave-ne-shba-dhe-nje-numer-i-caktuar-ne-shtetet-evropiane/.

Nga Posta Kombëtare u bëjnë thirrje të gjithë përdoruesve të kontrollojnë listën e azhurnuar rregullisht të shteteve për të cilat dërgesat postare mund të dërgohen para se të dërgojnë dërgesa postare në komunikacionin postar ndërkombëtar.

Përditësimi i fundit i ditës së sotme tregon se dërgesat postare mund të dërgohen në Austri, Shqipëri, Angli, Argjentinë, Belgjikë, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Bullgari, Gjermani, Greqi, Danimarkë, Indi, Itali, Izrael, Japoni, Kosovë, Letoni, Moldavi. Norvegji, Poloni, Rumani, Rusi, SHBA, Sllovaki, Slloveni, Serbi, Turqi, Ukrainë, Hungari, Francë, Holandë, Hong Kong, Kroaci, Mal të Zi, Çeki, Zvicër, Suedi dhe Spanjë.

“SHA “Postat e Maqedonisë së Veriut” – Shkup nuk kanë ndërprerje në dërgimin e dërgesave të komunikacionit ndërkombëtar postar, pra të gjitha dërgesat që vijnë në shtet dorëzohen deri te përdoruesit përfundimtar ose marrësit”, qëndron në njoftimin e ueb faqes së ndërmarrjes postare. bs/fab

Back to top button
Close
Close