0_Maqedoni.PortalShoqëri

Përpunohet vendimi i cili do të kërkojë ndryshim ligjor me qëllim që të vazhdohet pushimi i lindjes

Në këtë moment përpunohet vendimi i cili do të kërkojë ndryshim ligjor me qëllim që të vazhdohet pushimi i lindjes, sepse nënave të cilave u përfundon pushimi i lindjes në këtë moment, nuk do të mund t'i regjistrojnë foshnjat në kopshte, theksoi në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Shkup, 1 prill 2020 (MIA) – Në këtë moment përpunohet vendimi i cili do të kërkojë ndryshim ligjor me qëllim që të vazhdohet pushimi i lindjes, sepse nënave të cilave u përfundon pushimi i lindjes në këtë moment, nuk do të mund t’i regjistrojnë foshnjat në kopshte, theksoi në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai theksoi se lidhur me këtë kanë pasur takime të punës me përfaqësuesit e Fondit për sigurim shëndetësor, për këtë është diskutuar edhe në takimin e Shtabit qendror në kuadër të Qeverisë.

“Menjëherë pas përgatitjes së vendimit do ta kumtojë në opinion që të mësohet si duhet të veprohet më tutje”, shtoi Filipçe. fb/

Back to top button
Close
Close