BotëBotë.Portal

Përmbytje në Zelandën e Re, qindra të evakuuar

Qindra njerëz janë evakuuar sot nga shtëpitë dhe fermat në pjesën jugore të Zelandës së Re për shkak përmbytjeve, kumtuan autoritetet.

Velington, 5 shkurt 2020 (MIA) – Qindra njerëz janë evakuuar sot nga shtëpitë dhe fermat në pjesën jugore të Zelandës së Re për shkak përmbytjeve, kumtuan autoritetet.

Banorët e qyteteve Gor, Mataura dhe Vindham u paralajmëruan menjëherë të dalin nga shtëpitë e tyre për shkak se lumenjtë por mbushen si rezultat i reshjeve të rrëmbyeshme të shiut.

Janë evakuuar edhe disa qindra turistë nga Milford Saund pasi përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut i bllokuan rrugët. Shumica prej tyre u evakuuan me helikopter.

Në jug të rajonit autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close