BallkanBallkan.Portal

Përmbytje në BeH-në qendrore

Moti i keq me reshje të shiut që i ka përfshirë pjesët qendrore të Bosnjë e Hercegovinës ka shkaktuar vërshime në këtë pjesë të vendit.

Sarajevë, 2 qershor 2019 (MIA) – Moti i keq me reshje të shiut që i ka përfshirë pjesët qendrore të Bosnjë e Hercegovinës ka shkaktuar vërshime në këtë pjesë të vendit.

Nga moti i keq janë vërshuar shtëpi, janë shembur ura dhe janë shkatërruar rrugë.

Siç njoftojnë mediat lokale, numër i madh i rrugëve rajonale janë bllokuar për shkak të daljes së ujërave nga shtretërit, por edhe rrëshqitjes së dheut.

Më e keqe është gjendja në rajonin e komunës Magllajm, ku ka dalë lumi Fojnica nga shtrati dhe ka përmbytur shumë shtëpi.

Në rajonin e Zenicës janë vërshuar disa lagje, ndërsa komunikimi rrugor është ndërprerë në vendin Svice.

Vërshime ka edhe në rajonin e Kantonit të Bosnjës së Mesme në vendin Malina afër Trevnikut, ku janë përmbytur disa objekte.

Gjatë natës dhe mëngjesit, për shkak të intensitetit të ulur të reshjeve, situata është normalizuar, ndërsa nivelet e ujit në lumenj ulen. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close