EvropëEvropë.Portal

Përleshje midis rojeve dhe të burgosurve në Ukrainë

Policia ukrainase njoftoi se katër roje të burgut janë lënduar në konfliktet me të burgosurit në qytetin portual Odesa, raportojnë mediat lokale.

Odesë, 27 maj 2019 (MIA) – Policia ukrainase njoftoi se katër roje të burgut janë lënduar në konfliktet me të burgosurit në qytetin portual Odesa, raportojnë mediat lokale.

Një përfaqësues i sektorit hetues të policisë në Odesa informoi se policia negocion me të burgosurit.

Sipas disa mediave,  disa  të burgosur  janë lënduar, ndërsa disa të tjerë arritën që të largohen.

Aktivistët të cilët u grumbulluan para burgut thanë se të burgosurit  kanë protestuar  për shkak të cilësisë së keqe të ushqimit.

 

Таг
Back to top button
Close
Close