BotëBotë.Portal

Përleshje e armatosur në afërsi të qendrës në Kajro, është vrarë një polic

Një polic egjiptian është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një përleshje të armatosur me terroristë të dyshuar që ndodhi në afërsi të qendrës së Kajros, kumtoi të hënën prokurori publik i Egjiptit.

Kajro, 15 prill 2020 (MIA) – Një polic egjiptian është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një përleshje të armatosur me terroristë të dyshuar që ndodhi në afërsi të qendrës së Kajros, kumtoi të hënën prokurori publik i Egjiptit.

Sulmuesit e armatosur janë vrarë, publikuan disa agjenci botërore të lajmeve, duke iu referuar dy burimeve të sigurisë pa emër dhe dy stacioneve televizive private, të cilat publikuan edhe incizime nga të shtënat.

Vërtetësia e incizimit nuk është konfirmuar ende.

“Hetimet fillestare tregojnë se të dyshuarit kishin planifikuar të kryenin një sulm terrorist,” deklaroi një burim i sigurisë, duke shtuar se te të dyshuarit kishin gjetur eksploziv dhe armë.

Prokurori urdhëroi hetim për të shtënat. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close