BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Periferia e Atikës do të testohet sipas zgjedhjes së rastësishme në dy porte të Athinës, Micotakis paralajmëroi masa të reja për koronavirusin

Në dy porte të Athinës, periferia e Atikës të dielën do të bëjë testim për Kovid-19 sipas zgjedhjes së rastësishme të udhëtarëve të cilët do të kthehen nga ishujt, ndërsa kryeministri grek paralajmëroi masa të reja për mbrojtje nga koronavirusi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 14 gusht 2020 (MIA) – Në dy porte të Athinës, periferia e Atikës të dielën do të bëjë testim për Kovid-19 sipas zgjedhjes së rastësishme të udhëtarëve të cilët do të kthehen nga ishujt, ndërsa kryeministri grek paralajmëroi masa të reja për mbrojtje nga koronavirusi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Masat, sipas të gjitha gjasave vijnë edhe për shkak të numrit të rritur të rasteve ditore me Kovid-19 në vend, por edhe për shkak të festës së nesërme të Shën Mërisë, kur grekët më shpesh e shfrytëzojnë pushimin veror.

Në takimin e rregullt për Kovid-19 në pallatin presidencial, ku morën pjesë ministrat kompetentë dhe epidemiologët, Micotakis tha se ekzistojnë shenja për përhapje të virusit nëpër destinacionet turistike të vendit dhe paralajmëroi se zëvendësministri i Mbrojtjes Civile, Nikos Hardaljas gjatë ditës do të kumtojë masa të reja.

Paralelisht, kryeministri grek u bëri thirrje të veçantë të rinjve, të kenë kujdes, posaçërisht kur të kthehen nga pushimi.

“Rekomandimi do të jetë shumë i ashpër. Secili që kthehet nga ndonjë destinacion turistik, një javë të ketë kujdes.Çka do të thotë të ketë kujdes? Të mbajë maskë ku mundet dhe sigurisht të mbajë distancë nga më të ndjeshmit, të moshuarve, me të cilët ndoshta jetojnë. Nëse jetojnë me njerëz dhe nuk mund të mbajnë distancë fizike, të mbajë maskë dhe së paku një javë, derisa të jemi absolutisht të sigurt se në qendrat urbane nuk kthehet me virusin, t’i mbrojmë ata për të cilët dëshirojmë më së shumti të kujdesemi”, tha Micotakis. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close