Uncategorized

Përgatitet kampi i ri i përkohshëm në Lezbos, refugjatët dhe emigrantët protestojnë

Me moton "Liri", mijëra refugjatë dhe emigrantë, të cilët për të katërtën ditë janë në rrugët e Lezbosit, pa kulm mbi kokë, sot sërish protestuan me kërkesë që të largohen nga ishullin, ndërsa paralelisht, me ritëm të shpejtë vendosen tenda në kampin e ri të përkohshëm, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 12 shtator 2020 (MIA) – Me moton “Liri”, mijëra refugjatë dhe emigrantë, të cilët për të katërtën ditë janë në rrugët e Lezbosit, pa kulm mbi kokë, sot sërish protestuan me kërkesë që të largohen nga ishullin, ndërsa paralelisht, me ritëm të shpejtë vendosen tenda në kampin e ri të përkohshëm, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pas dy zjarreve në Moria, kampi më i madh i refugjatëve në Greqi, diçka më pak se 13.000 refugjatë dhe emigrantë ende janë në rrugë, ndërsa mes tyre janë edhe 35 persona pozitivë me Kovid-19.

Njëjtë si dje, ashtu edhe sot refugjatët dhe emigrantët mbajtën protesta, duke kërkuar që të largohen nga Lezbos, ndërsa sipas mediumeve lokale nga ishulli, kanë djegur një pjesë në afërsi të kara tepe, gjegjësisht vendi ku do të jetë kampi i përkohshëm.

Zjarri menjëherë është lokalizuar.

Tendat në kampin e ri të përkohshëm, që gjendet në hapësirën e poligonit të qitjes, tani më janë vendosur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që sonte të transferohet një pjesë e refugjatëve dhe emigrantëve, gjegjësisht familjet me fëmijë dhe grupet e rrezikuara.

Është planifikuar që ata që do të hyjnë në kamp, të jenë të regjistruar dhe të testuar për Kovid-19, si dhe të grupuar dhe akomoduar sipas kombësisë.

Kampi i ri i përkohshëm, sipas mediumeve greke do të kalojë rreth 3.000 persona.

Tendat janë siguruar nga UNHCR Greqi, ndërsa nga Zvicra dje arriti ndihma e parë e huaj për Greqinë, gjegjësisht për refugjatë dhe emigrantë nga Moria.

Zvicra ka dërguar një ton e 200 kilogramë ndihmëm gjegjësisht batanije, enë, mjete për higjienë dhe të ngjashme.

Ministri alternativ i Emigrimit dhe Azilit të Greqisë Jorgos Kumucakos, së basgku me ambasadorin e Zvicrës në Athinë, e pranoi ndihmën dedikuar për Lezbosin. sr/fb/

Back to top button
Close
Close