0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Përfshirje e qytetarëve dhe shoqatave në punën e këshillave komunalë për demokratizim shtesë

Decentralizim më të madh dhe përfshirje të qytetarëve dhe shoqatave në punën e këshillave komunalë, autorizime më të mëdha të shërbimeve inspektuese komunale dhe pjesë më të madhe nga TVSH-ja, por edhe financim të të gjithë fëmijëve dhe të rinjve deri në 25 vjeç të cilët duan të mësojnë gjuhën maqedonase, shqipe, turke, vllahe, serbe ose rome.

Shkup, 12 shtator 2020 (MIA) – Decentralizim më të madh dhe përfshirje të qytetarëve dhe shoqatave në punën e këshillave komunalë, autorizime më të mëdha të shërbimeve inspektuese komunale dhe pjesë më të madhe nga TVSH-ja, por edhe financim të të gjithë fëmijëve dhe të rinjve deri në 25 vjeç të cilët duan të mësojnë gjuhën maqedonase, shqipe, turke, vllahe, serbe ose rome.

Këto janë vetëm një pjesë e projekteve qeveritare në katër vitet e ardhshme për demokratizim shtesë të njësive të vetëqeverisjes lokale dhe ndërtimin e një shoqërie për të gjithë.

Për decentralizim më të madh, Qeveria në katër vitet e ardhshme obligohet se:

-do të bisedojë për mundësitë për rritjen e pjesës së TVSH-së dhe tatimit personal mbi të ardhurat që ndahet për vetëqeverisjen lokale edhe atë me dinamikë të konfirmuar disavjeçare me mekanizma për nxitjen e efikasitetit të tyre në rritjen e pagesës dhe të të dhënave publike komunale;

-do të vendos instrumente të reja, më efikase për mbështetjen e komunave, me qëllim që t’i përmirësojnë performancat e tyre. Grant për barazim dhe Grant për performanca, me çka vendoset një sistem i stimulimit dhe konkurrencës së komunave që sjell shërbime cilësore dhe në kohë;

-çdo njësi e vetëqeverisjes lokale e cila do të shfrytëzojë mjete nga buxheti i shtetit do të duhet të pranojë rregulla të qarta për transparencë në punën e vet dhe vendosje në mbikëqyrje të opinionit për të gjitha shpenzimet financiare, përmes sistemit të Financave të hapura;

-do të propozojë vendime ligjore me të cilat qytetarët dhe shoqatat do të kenë mundësi të propozojnë pika në rend dite dhe të marrin pjesë në punën e Këshillit. Qytetarët, shoqatat dhe bashkësitë lokale në mënyrë të obligueshme do të marrin pjesë në sjelljen e programeve zhvillimore dhe të buxhetit të komunës, ndërsa obligimi për konsultime me qytetarët do të zgjerohet edhe në programet e komunave;

-do t’i rritë autorizimet e shërbimeve komunale inspektuese dhe do të mundësojë të organizohen në aksione të përbashkëta në nivel rajonal dhe shtetëror për shkak të përballjes adekuate me sfidat në pjesën e punëve komunale, ndërtimtari, mbrojtje të mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve dhe rregullimin e komunikacionit.

Qeveria , gjithashtu, obligohet se do ta mbështesë procesin e reformave të sektorit komunal me grante dhe me kredi të lira për modernizimin e makinave dhe pajisjes së ndërmarrjeve publike lokale, se do të zhvillojë politikë të grupimit të të gjitha investimeve kapitale për komunat në një vend, si dhe se do të sigurojë resurse organizative dhe financiare që t’i ndihmojë veçanërisht komunat më të vogla të cilat nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm menjëherë të përballen me realizimin e projekteve të mëdha.

“Në këtë mënyrë do ta stimulojë zhvillimin lokal dhe rajonal, veçanërisht përmes shfrytëzimit maksimal të fondeve parainkuadruese dhe të reja strukturore dhe kohezive të Bashkimit Evropian”, thuhet në programin e Qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Në programin qeveritar potencohen vlerat e tolerancës, drejtësisë, mundësitë e barabrarta, njohja e diversiteteve, multikulturalizmi dhe komunikimi interkulturor, në drejtësinë sociale, mundësitë e barabarta të grave dhe burrave, përfshirje dhe pjesëmarrje të qytetarëve në vendimmarrje dhe arritje të kohezionit shoqëror.

“Bashkimi Evropian bazohet në popuj të ndryshëm, kultura dhe gjuhë të ndryshme, por flet dhe punon në parimin e bashkësisë përmes diversitetit. Ne jemi shembull i vërtetë se kjo politikë dhe këto vlera mund të funksionojnë edhe në Ballkan. Kjo u mundësua sepse nuk i pranuam vlerat si një pjesë e acquis evropian ose si kusht të tyre, por si besim dhe përcaktim i yni se mozaiku ynë i kulturave, gjuhëve dhe traditave na bënë më të pasur dhe më të mirë”, thuhet në programin qeveritar për katër vitet e ardhshme.

Qeveria në programin e saj obligohet se do të punojë në shoqëri të barabartë për të gjithë dhe se në gjashtë muajt e parë do t’i formojë Agjencinë dhe Inspektoratin, lidhur me zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Në komunat multietnike paralajmëron rritje të përmbajtjeve në sferën e arsimit dhe kulturës të cilët kontribuojnë për përafrimin e qytetarëve, si dhe financimin e të gjithë fëmijëve dhe të rinjve deri në moshën 25 vjeçare të cilët duan të mësojnë gjuhën maqedonase, shqipe, turke, vllahe, serbe ose rome.

Plani është që në muajin e parë sërish ta propozojë Ligjin për mbrojtje dhe parandalim të diskriminimit, ndërsa do ta konvokojë, inkurajojë dhe do të bashkëpunojë me sektorin e biznesit, kompanitë vendore dhe të huaja t’i mbështesin marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe vlerat e tolerancës, përfaqësimit dhe besimit reciprok edhe në mjediset e tyre të punës.

Është planifikuar vendosje e çmimit vjetor për idenë/projektin më të mirë me të cilin zhvillohet dhe promovohet koncepti i shoqërisë së barabartë për të gjithë, stimulim i produksionit të filmit për fëmijë dhe të rinj në shumë gjuhë, formim të këshillave kombëtare të bashkësive të cilët janë më të vegjël se 20 për qind nga popullata e përgjithshme në shtet.

Në program parashihet edhe sigurim të mbështetjes së institucioneve dhe krijimtarisë kulturore të bashkësive me numër të vogël, si dhe të projekteve të cilat sigurojnë interaktivitet dhe kohezion më të madh. fb/

Back to top button
Close
Close