Korrespondentë MKDKronikëKronikë.PortalLajme nga komunat

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Dellçevë

Reagimi i shpejtë i Njësitit territorial kundër zjarreve ka parandaluar zjarr të përmasave më të mëdha në Dellçevë pasi nga shpërthimi i bombolës së gazit është djegur një dhomë në rrugën "Përvomajska". NjTKZ në Dellçevë sipas informacioneve të zjarrfikësve kujdestar, lajmërimin e ka pranuar në orën 19:20.

Dellçevë, 9 maj 2020 (MIA) – Reagimi i shpejtë i Njësitit territorial kundër zjarreve ka parandaluar zjarr të përmasave më të mëdha në Dellçevë pasi nga shpërthimi i bombolës së gazit është djegur një dhomë në rrugën “Përvomajska”. NjTKZ në Dellçevë sipas informacioneve të zjarrfikësve kujdestar, lajmërimin e ka pranuar në orën 19:20.

“Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë tre automjete dhe gjashtë zjarrfikës me çka zjarri me kohë është lokalizuar, ndërsa me këtë rast është pamundësuar të përhapet në pjesë tjera të shtëpisë si dhe objekteve përreth”, informojnë nga Shërbimi kundër zjarreve.

Shtojnë se për fat në rastin në fjalë nuk ka persona të lënduar.

Ky është rast i dytë për një javë në Dellçevë. Në zjarrin që para disa ditësh ka ndodhur në fshatin Trabotivishtë të Dellçevës është djegur prona e një banori të po këtij fshati. vs/fab

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close