0_Maqedoni.PortalShoqëri

Përfaqësuesit e NAkS në takim me ministrin e arsimit Ademi

Përfaqësuesit e sindikatës së pavarur akademike (NAkS) sot do të mbajnë takim  me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në MASH në të cilën do të bisedojnë për thirrjen e një pjese të rektorëve  të universiteteve publike  të themelohet sindikatë e re  e cila duhet të nënshkruajë  marrëveshje kolektive me pikë të vetme - rritje për 10 për qind  të pagave të të punësuarve në arsimin e lartë.

Shkup, 28 janar 2020 (MIA) – Përfaqësuesit e sindikatës së pavarur akademike (NAkS) sot do të mbajnë takim  me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi në MASH në të cilën do të bisedojnë për thirrjen e një pjese të rektorëve  të universiteteve publike  të themelohet sindikatë e re  e cila duhet të nënshkruajë  marrëveshje kolektive me pikë të vetme – rritje për 10 për qind  të pagave të të punësuarve në arsimin e lartë.

“Në takim do të bisedohet për situatën  që ndodhi prejse rektorët e një pjese të universiteteve publike ndërmorën  nismë joligjore për organizim dhe themelim të sindikatës së re, si dhe për mundësitë  të gjehet zgjidhje  afatgjate, gjithëpërfshirëse dhe konzistente për rregullimin e pagesës së pagave të të punësuarve në universitetet publike dhe të gjithë çështjeve tjera nga fusha e  marrëdhënieve të punës”, kumtoi NAkS dhe paralajmëroi se  në orën 13:30 para MASH do të informojë për rrjedhën e bisedave me ministrin.

Sindikata e pavarur akademike (NAkS) dhe Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) javën e kaluar  shprehën pakënaqësi, ndërsa kryetarët e tyre dje dolën  në konferencë të përbashkët për shtyp  në të cilën ishte paralajmëruar se, me të vërtetë, do të bashkohen  që ta dëshmojnë përfaqësimin e tyre.

U.d. kryetarja e NAkS Elena Xhukeska dhe kryetari i SASHK Jakim Nedellkov theksuan se me thirrjen të themelohet sindikatë bëhet regres në organizimin sindikal, ndërsa të punësuarit në arsimin e lartë  janë shantazhuar se nuk do ta marrin atë që u është premtuar. sa/

Back to top button
Close
Close