Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Për vetëm një javë tetë raste të reja të fruthit në Strugë

Tetë raste të reja të fruthit janë regjistruar javën e fundit në rajonin e Komunës së Strugës, me çfarë numri është rritur në 49 të sëmurë,informoi sot Jovanka  Surlakova - Koroveshovska epidemiologe në Qendrën për Shëndet Publik - Ohër.

Strugë, 8 prill 2019 (MIA) – Tetë raste të reja të fruthit janë regjistruar javën e fundit në rajonin e Komunës së Strugës, me çfarë numri është rritur në 49 të sëmurë,informoi sot Jovanka  Surlakova – Koroveshovska epidemiologe në Qendrën për Shëndet Publik – Ohër.

Grupmosha mbetet prej tre muajve e deri në 50 vjet. Në mesin e tetë të sëmurëve nga java e fundit gjashtë janë të moshës prej 40 e deri në 50 vjet, ndërsa dy janë fëmijë deri në një vit.

Sipas saj numri i të sëmurëve pritet të rritet pas kontakteve të afërta me personat e infektuar.

Ka vërejtur se pas shpalljes  të epidemisë së fruthit në Shkup se është rritur interesi te prindërit për vaksinimin e fëmijëve të tyre me vaksinë MRP.

Pas shpalljes së epidemisë së fruthit në Strugë është bërë dezinfektimi  në institucionet shëndetësore, shkolla, çerdhe dhe kopshte dhe është ndaluar vizita e të sëmurëve në spitale.

Таг
Back to top button
Close
Close