0_Sport,PortalSport.SlajderTenis

Për vetëm nëntë minuta janë shitur biletat e ndeshjes Federer- Nadall

Para ndeshjes së nesërme humanitare Roxher Federer- Rafaell Nadall që do të luhet në Kejptaun, biletat janë shitur për vetëm nëntë minuta

Kejptaun, 6 shkurt 2020 (MIA) – Para ndeshjes së nesërme humanitare Roxher Federer- Rafaell Nadall që do të luhet në Kejptaun, biletat janë shitur për vetëm nëntë minuta.

“Kjo tregon se sa është i popullarizuar tenisi në Afrikën Jugore. Në fëmijëri çdo ditë kaloja nga dy muaj në këtë vend. Ne çdoherë i kalojmë këtu pushimet verore. Kemi  vizituar familjarë, kemi shkuar në Parkun nacional Kruger. Prandaj ndjehem i lidhur me këtë vend”, ka thënë Federer.

Ai është i emocionuar që në Kejptaun ka mundësi të takohet me njerëz që nuk i ka parë gjatë kohë.

“Kemi organizuar shoqëri të madhe. Për mua nuk është me rëndësi vetëm të luajë, pastaj përsëri të largohem. Dhe e di se ajo ka rëndësi për prindërit e mi”, ka thënë Federer, nëna e të cilit është e lindur në Afrikën Jugore.

Mjetet nga biletat e shitura janë të dedikuar për fëmijët e “Kontinentit të zi”. fab/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close