0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPolitikë

Për Spasovskin populizëm është kërkesa e Çulevit për 15 mijë denarë shpërblim për policinë

Për kryeministrin Oliver Spasovski, kërkesa e Ministrit të Punëve të Brendshme Nake Çulev për 15 mijë denarë shpërblim për anëtarët e MPB-së është populizëm i zhveshur, që në asnjë mënyrë nuk mund të lidhet me shpërblimet për shëndetësinë.

Shkup, 22 maj 2020 (MIA) – Për kryeministrin Oliver Spasovski, kërkesa e Ministrit të Punëve të Brendshme Nake Çulev për 15 mijë denarë shpërblim për anëtarët e MPB-së është populizëm i zhveshur, që në asnjë mënyrë nuk mund të lidhet me shpërblimet për shëndetësinë.

Pas kërkesës së gazetarëve për ta komentuar kërkesën e Çulevit për anëtarët e MPB-së dhe sa kjo korrespondon me shpërblimet që i marrin punonjësit shëndetësorë, Spasovski iu referua faktit se kur u bë rebalanci i buxhetit, siç tha ai, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe luftoi të qëndrojnë paratë në buxhet dhe të shtohet që t’u jepet shpërblim punonjësve shëndetësorë.

“Ministri i Punëve të Brendshme ofroi të kthejë 88 milion denarë në buxhet për nevoja të tjera, sepse nuk i duheshin në MPB. Kjo flet shumë për faktin se sa është serioz në lidhje me qëllimet e tij”, deklaroi Spasovski.

Sa i përket anëtarëve të infektuar të policisë me Kovid 19, kryeministri Spasovski potencoi se duhet të ketë seriozitet kudo, ndërsa serioziteti në punë do të thotë edhe mbrojtje e punonjësve.

“Pse për shembull në Klinikën e Sëmundjeve Infektive nuk ka asnjë të sëmurë, ndërsa ata janë më të ekspozuar ndaj infeksionit të mundshëm, sepse i respektojnë rregullat dhe rregulloret, ajo që u thuhet dhe sepse ka kontroll. Jo vetëm në polici, por në çdo segment masat duhet të respektohen dhe duhet të ketë kontroll”, tha Spasovski.

Ai konsideron se duhet të ketë skrining edhe në polici bazuar në mendimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe MSH-së dhe theksoi se skriningu ka filluar në kopshte, ndërsa këtë, informoi, do ta bëjmë edhe me institucionet e tjera.

“Veçanërisht pakujdesia kontribuon për të pasur një numër të shtuar të pacientëve në institucione dhe kjo nuk është çështja e parë me policinë, por edhe me disa institucione të tjera, deklaroi kryeministri dhe apeloi që masat vlejnë për të gjithë dhe duhet të respektohen. ls/fab

Back to top button
Close
Close