0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritKorrespondentë BotëPolitikë

Për Socialdemokratët në PE propozimi i Parisit për metodologjinë nuk është plotësisht i pranueshëm

Socialdemokratët evropianë nuk pajtohen me të gjitha aspektet e propozimit të reformave të metodologjisë negociatave për anëtarësim, deklaroi nënkryetarja e kësaj partie në Parlamentin Evropian  Kati Piri, lajmëroi korrespondentja e MIA-s.

Bruksel, 4 shkurt 2020 (MIA) – Socialdemokratët evropianë nuk pajtohen me të gjitha aspektet e propozimit të reformave të metodologjisë negociatave për anëtarësim, deklaroi nënkryetarja e kësaj partie në Parlamentin Evropian  Kati Piri, lajmëroi korrespondentja e MIA-s.

Eurodeputetja përshëndeti një pjesë të propozimeve të Parisit të cilat   sjellin një dinamikë më të madhe në proces, si dhe qasje të hershme deri te disa fonde evropiane, por paralajmëroi se elemente të caktuara të propozimit do ta bëjnë procesin më të vështirë dhe më të ngadalshëm.

Bëhet fjalë para së gjithash për të ashtuquajtur “klasterë”. Parisi propozon 35 kapituj nga procesi i negociatave të bashkohen në shtatë blloqe tematike, por sipas informacioneve që qarkullojnë në qarqet politike në Bruksel, Franca konsideron se gjatë procesit do të duhet të mbyllet një klaster para se të hapet tjetri.

“Procesi tashmë është plot me mundësi për veto, pothuajse e pamundur të ketë proces, të gjithë druajmë të humbasim kontroll mbi zgjerimin. Qasja sektoriale është në rregull, por nuk ndihmon nëse sjellin pengesa, kur tashmë ka 53 kapituj, të  duhet të mbyllet një sektor para se të hapet tjetri, të paktën ashtu interpretohet kjo”, tha Piri në konferencë për shtyp.

Ajo dha një shembull me bllokun kushtuat mjedisit të jetesës, në vendin e dytë në propozimin francez.

“Nëse e vendosni mjedisin e jetesës  në sektorët e parë para se të mundeni të kaloni në tjetrin, kjo do të thotë se do të bllokoheni  njëzet vjet mbi një sektor, qytetet e Ballkanit Perëndimor janë ndër më të ndoturit në botë”, përkujtoi eurodeputetja.

Blloqet nuk duhet të bëhen pengesë për përparimin, konsiderojnë Socialdemokratët dhe kërkojnë që negociatat të zhvillohen për më shumë klasterë njëkohësisht.

Nga ana tjetër Socialdemokratët pajtohen me një sërë elemente të tjera  në propozimin francez. Njëri prej tyre është qasja deri te fondet, me çfarë do t’u jepet edhe autoriteteve dhe qytetarëve përfitim të prekshëm nga procesi i negocimit, i cili mund të zgjasë 15 deri në 20 vjet, varësisht nga përparimi.

Sundimi i së drejtës në çdo rast do të mbetet element kryesor në metodologjinë e re sepse kjo është kërkesë e të gjitha vendeve-anëtare, por veçanërisht e vendeve si Franca dhe Holanda.

Piri, e cila edhe vet është eurodeputete holandeze, thotë se qytetarët e vendit të saj druajnë nga zgjerimi për shkak të konkurrencës së padrejtë të tregut të punë[s dhe kërkon theks më të madh mbi çështjet sociale në metodologjinë e ardhshme.

Raporti i Komisionit Evropian për rishikim të metodologjisë do të publikohet nesër rreth mesditës. tm/

Back to top button
Close
Close