Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Për shkak të shembjeve të dheut dhe rrugëve të lagështa rekomandohet vozitje e kujdesshme në rajonin e Dibrës

Moti i lig i shoqëruar me erë të fuqishme, shi dhe kohë pas kohe borë, që e kaploi sot pasdite rajonin e Dibrës, Rekës dhe Zhupës shkaktoi shembje të vogla në drejtimet rrugore në këtë rajon.

Dibër, 28 shkurt 2020 (MIA) – Moti i lig i shoqëruar me erë të fuqishme, shi dhe kohë pas kohe borë, që e kaploi sot pasdite rajonin e Dibrës, Rekës dhe Zhupës shkaktoi shembje të vogla në drejtimet rrugore në këtë rajon.

Për shkak të shembjeve dhe rrugës së lagësht, nga seksioni dibran i “Rrugëve të Maqedonisë” rekomandojnë vozitje shumë të kujdesshme, posaçërisht përgjatë grykës së lumit Radikë.

“Ka shembje më të vogla, por të shpeshta të gurëve dhe dheut. Ekipet tona janë vazhdimisht në terren për pastrimin e tyre dhe komunikacioni po zhvillohet pa probleme më të mëdha. Për shkak të mundësisë së shembjeve, por edhe rrugëve të lagështa, rekomandojmë vozitje shumë të kujdesshme dhe respektim rigoroz të sinjalizimit rrugor”, porositë Dear Limanovski, udhëheqës i seksionit.

Zakonisht, më të shpeshta janë shembjet afër fshatrave Rajçicë, Kosovrast dhe Jançe, lokalitetin Ura e Rostushës, pastaj në afërsi të Manastirit Bigorski dhe lokalitetit “Livadhet e Senës”, në drejtimin rrugor Dibër – Mavrovë, si dhe afër lokalitetit “Tre çezmet” në rrugën drejt Strugës, dhe në rrugën Ura e Mullirit – Qendra Zhupë.

Nën kompetenca të këtij seksioni janë akset Dibër – Zhirovnicë (drejtimi rrugor Dibër – Mavrovë), Dibër – Glloboçicë (drejtimi rrugor Dibër – Strugë), rruga drejt vendkalimit kufitar “Bllatë”, korsia Ura e Bishkut drejt fshatrave tl Rekës së Vogël, si dhe rruga Ura e Mullirit  -Qendra Zhupë apo mbi 110 kilometra. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close