0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Për shkak të racizmit suspendime deri në 12 ndeshje në Angli

Lojtarët në Angli do të suspendohen nga gjashtë deri në 12 ndeshje për shkak të diskriminimit, janë udhëzimet e reja të Asociacionit të futbollit të Anglisë (FA).

Londër, 8 gusht 2020 (MIA) – Lojtarët në Angli do të suspendohen nga gjashtë deri në 12 ndeshje për shkak të diskriminimit, janë udhëzimet e reja të Asociacionit të futbollit të Anglisë (FA).

FA bëri të ditur që ekziston fleksibilitet që të lëshohen pezullime për më pak se gjashtë ndeshje nëse diskriminimi ka ndodhur në rrjetet sociale ose nëse ka faktorë të caktuar lehtësues.

Procedim disiplinor mund të ngrihen nëse incidenti ka ndodhur në një ambient privat ose jashtë futbollit.

Gjithashtu është vendosur edhe një rregull i ri për të kufizuar buxhetin për pagat e lojtarëve në rreshtin e tretë dhe të katërt të futbollit anglez.

Buxheti për pagat në rangun e tretë do të jetë 2.5 milionë stërlina, ndërsa në të katërtin një milion më pak. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close