0_Maqedoni.PortalBallkanBallkan.PortalEkonomiKorrespondentë BotëMakedonija.SlajderSvet.Slajder

Për shkak të pranisë së mundshme të materieve të dëmshme, ajvari i prodhuar në Maqedoninë e Veriut tërhiqet nga marketet e Sllovenisë

Drejtoria sllovene e sigurisë së ushqimit nga ana e zinxhirit të marketeve Shpar, është njoftuar se tërheq nga shitja ajvar të prodhuar në Maqedoninë e Veriut, për shkak të pranisë së materieve të palejuara.

Lubjanë, 13 mars 2020 (MIA) – Drejtoria sllovene e sigurisë së ushqimit nga ana e zinxhirit të marketeve Shpar, është njoftuar se tërheq nga shitja ajvar të prodhuar në Maqedoninë e Veriut, për shkak të pranisë së materieve të palejuara.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Lubjana, ky informacion është publikuar në faqen e internetit të Qeverisë sllovene.

Tash për tash nuk komunikohet për çfarë materie të dëmshme bëhet fjalë, por në njoftim shënon se ajvari është prodhuar nga kompania Altera Fud. sh.p.k me seli në Gjevgjeli.

Me shpalljen ftohen të gjithë ata që kanë blerë nga ky ajvar, ta kthejnë në njërin nga dyqanet e Shpar Slloveni. av/mb/

Back to top button
Close
Close