0_Sport,PortalSport.SlajderTenis

Për shkak të operimit të gjurit Federeri do të humbë 3.000 pikë në listën ATP

- Tenisti i tretë në botë për momentin Roxher Federer do të humbë 3.000 pikë në listën ATP për shkak të mungesës së tij në pjesën pranverore të sezonit dhe nevojës që t'i nënshtrohet operacionit në gju.

Bazel, 20 shkurt 2020 (MIA) – Tenisti i tretë në botë për momentin Roxher Federer do të humbë 3.000 pikë në listën ATP për shkak të mungesës së tij në pjesën pranverore të sezonit dhe nevojës që t’i nënshtrohet operacionit në gju.

Zvicerani bëri të ditur se për këtë shkak nuk do t’i mbrojë pikët e fituara vitin e kaluar në terren të fortë dhe në tokë dhe se planifikon që të kthehet në turin ATP për sezonin e barit. Ai vitin e kaluar triumfoi në Majami dhe në Dubai, luajti në finale në Indiana Uells, në çerekfinalen në Romë dhe në Madrid dhe gjysmëfinalen e Rolan Garos që të përkthyera në pikë janë 3.180.

Federer për momentin ka 7.130 pikë që domethënë se do të bie nën 4.000, nuk do të dalë nga top 10, por dukshëm do ta shkatërrojë plasmanin e tij. fc/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close