EvropëEvropë.Portal

Për shkak të fruthit është ndërprerë komunikacioni në qytet në Cellovec

- Në kryeqytetin e rajonit austriak Korushkë, Cellovec disa orë ishte ndërprerë komunikacioni i autobusëve, pasi ishte konfirmuar se një nga vozitësit e autobusit ishte sëmurë nga fruthi.

Vjenë, 11 prill 2019 (MIA) – Në kryeqytetin e rajonit austriak Korushkë, Cellovec disa orë ishte ndërprerë komunikacioni i autobusëve, pasi ishte konfirmuar se një nga vozitësit e autobusit ishte sëmurë nga fruthi.

Vendimi për ndërprerjen e komunikacionit është sjellë me qëllim që të parandalohet përhapja e infeksionit, të konfirmohet se vallë vozitësit në transportin e qytetit janë vaksinuar dhe që të realizohet dezinfektim i të gjithë autobusëve.

Komunikacioni ka filluar përsëri  pas disa orëve, me çka kthim në vendet e punës iu ishte lejuar vetëm vozitësve të cilët kanë vërtetuar se janë vaksinuar.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, në Austri nga fillimi i vitit, e deri më 3 prill, janë regjistruar gjithsej 60 persona të sëmurë nga fruthi. Për krahasim, gjatë gjithë vitit 2018, në vend kishte 77 të sëmurë nga fruthi. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close