0_Magazinë.PortalKuriozitete

Për shkak të masave epidemiologjike një çift u kurorëzua në kufi

Për shkak masave të vendosura kundër epidemisë të koronavirusit, një norvegjeze dhe një suedez vendosën të kurorëzohen në kufirin midis dy vendeve.

Oslo, 11 gusht 2020 (MIA) – Për shkak masave të vendosura kundër epidemisë të koronavirusit, një norvegjeze dhe një suedez vendosën të kurorëzohen në kufirin midis dy vendeve.

“Në fillim kjo ishte shaka”, tha Hajdi Kerolin Nistrom, e cila të dielën u martua për Vili Lisel.

Çifti i të fejuarave 60-vjeçar kanë pritur me padurim fundin e kufizimeve të udhëtimit midis Suedisë dhe Norvegjisë që nga pranvera, por më kot. Në Norvegji, kushte të rrepta zbatohen ende për udhëtarët që shkojnë në Suedinë jugperëndimore, ku ata të dy jetojnë.

“Atëherë ne thamë: ‘Pse të mos martohemi në kufi?'”, tha nusja e cila ka dashur nëna e saj të jetë dëshmitare sepse pala norvegjeze nuk është nën kërcënim të karantinës.

Dasma u zhvillua në Urën e vjetër Svinesund, 100 km në jug të Oslos. Çifti, i cili drejtonte një dyqan në qytetin kufitar suedez të Sremstad, ftoi disa persona në ceremoni, si dhe dy muzikantë.

“Duhej të jetë dasmë diskrete”, tha nusja e cila është befasuar nga vëmendja e shkaktuar prej ceremonisë.

Nusja tha se në dasmë janë respektuar të gjitha masat epidemiologjike.

“Nuk ka pasur puthje, përveç puthjes me Vilin. Madje nuk e kam përqafuar as nënën time”, theksoi Nistrom. sn/

Back to top button
Close
Close