BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Për shkak koronavirusit të ri është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në Nju-Jork

Guvernatori i shtetit federal amerikan Nju-Jork, Endrju Kuomo dje shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak numrit të rritur të pacientëve të infektuar me koronavirusin e ri.

Uashington, 8 mars 2020 (MIA) – Guvernatori i shtetit federal amerikan Nju-Jork, Endrju Kuomo dje shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak numrit të rritur të pacientëve të infektuar me koronavirusin e ri.

Kuomo potencoi se me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme do t’u ndihmohet autoriteteve në Nju-Jork që në mënyrë efikase të luftojnë kundër përhapjes së Kovid-19.

Ai e paralajmëroi situatën e jashtëzakonshme pasi numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në shtetin e Nju-Jorkut u rrit në 76, ndërsa në qytetin e njëjtë u konfirmuan 11 raste.

Pjesa më e prekur nga shteti i Nju-Jorkut është qarku Veçester, ku janë regjistruar 57 pacientë. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close