BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Për protestën në Tiranë do të angazhohen të paktën një mijë policë

Për sigurinë e protestës së pasdites të organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen Teatrit Kombëtar,  të mbështetur nga opozita e bashkuar shqiptare, do të kujdesen të paktën një mijë nëpunës policorë nga të gjithë sektorët.

Tiranë, 18 maj 2020 (MIA) – Për sigurinë e protestës së pasdites të organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen Teatrit Kombëtar,  të mbështetur nga opozita e bashkuar shqiptare, do të kujdesen të paktën një mijë nëpunës policorë nga të gjithë sektorët.

Gjithashtu në gatishmëri të plotë do të jenë edhe njësitet speciale Shqiponja dhe rena, si dhe njësit për  ndërhyrje të shpejtë.

Nëpunësit policorë do të sistemohen përgjatë perimetrit të godinës së teatrit, që u shemb dje, ndërsa gjatë ditës  po kryhen edhe kontrolle të ashpra të automjeteve të cilat mbërrijnë në Tiranë.

Nën mbikëqyrje policore do të jenë edhe institucionet e tjera qeveritare në rast të se eskalon gjendja. vt/ar/

Таг
Back to top button
Close
Close