BotëBotë.Portal

Për pesë ditë 38.000 shpërngulës të rinj në veriperëndim të Sirisë

Më shumë se 38.000 njerëz i braktisën shtëpitë e tyre  për pesë ditë  në Sirinë veriperëndimore, kumtuan sot KB.

Bejrut, 24 janar 2020 (MIA) – Më shumë se 38.000 njerëz i braktisën shtëpitë e tyre  për pesë ditë  në Sirinë veriperëndimore, kumtuan sot KB.

Rajoni pothuajse çdo ditë është cak i sulmeve të forcave siriane dhe aleatëve të tyre rus. Aviacioni rus dhe forcat siriane e bombardojnë  pjesën perëndimore të provincës Alepo, që e mbajnë xhihadistët dhe kryengritësit,  ditëve të fundit, kumtoi Organizata opozitare siriane për të drejtat e njeriut.

“KB është thellë e brengosur për  numrin e rritur të njerëzve shpërngulës në Sirinë veriperëndimore, ku ndodhin  sulme ajrore dhe zjarr artilerik”, deklaroi Dejvid Svenson, zëdhënës i shërbimit të KB-së për koordinim me punët humanitare.

Sipas tij,  prej 15-19 janar më shumë se 38.000 njerëz i kanë braktisur shtëpitë e tyre, kryesisht në pjesën perëndimore të Alepos dhe kanë shkuar në sektoret tjera në krahinën Idlib.

Provinca Idlib dhe disa  pjesë të rajoneve fqinje Alepo, Hama dhe Latakija janë në duart e grupit xhihadist Hajat Tahrir al-Sham, ish degë siriane e Al Kaedës. Grupet kryengritëse  gjithashtu janë të pranishme  në atë rajon.

KB-të kumtuan se 358.000 njerëz e braktisën atë pjesë të Sirisë nga fillimi i dhjetorit, kryesisht gra dhe fëmijë. sa/

Back to top button
Close
Close