EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Për pak nuk u arrit rekordi i samitit më të gjatë në historinë e BE-së

Samiti i liderëve të BE-së të 27 vendeve anëtare për pakon e rikuperimit nga pasojat e krizës me Kovid-19 është për vetëm 20 minuta më i shkurtër nga samiti më i gjatë në historinë e BE-së.

Bruksel, 21 korrik 2020 (MIA) – Samiti i liderëve të BE-së të 27 vendeve anëtare për pakon e rikuperimit nga pasojat e krizës me Kovid-19 është për vetëm 20 minuta më i shkurtër nga samiti më i gjatë në historinë e BE-së.

Takimi i liderëve, i cili filloi të premten më 17 korrik në orën 10, përfundoi sot në mëngjes në orën 5:45.

“Duheshe të përfundojmë në orën 6:05 që të rrëzojmë rekordin e samitit të BE-së në Nicë në vitin 2000. Kërkova të zgjas pak më shumë dhe të gjithë u qeshën”, deklaroi kryeministri i Holandës, Mark Rute.

Rute shtoi që ka pritur se do ta arrijë rekordin e Nicës për shkak “fjalimit të gjatë përmbyllës të kryeministrit italian Konte”, por që në fund “megjithatë kanë përfunduar më herët”.

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, llogariti se ky samit ka zgjatur gjithsej 90 orë.

Liderët vlerësojnë se negociatat të cilat zgjatën ” katër ditë dhe katër net” kanë qenë të vështira dhe kohë pas kohe përplot me tensione, ndërsa nuk kanë ngelur pas edhe akuzat e ndërsjella.

Samiti i BE-së në Bruksel kësaj radhe u mbajt në kushte më ndryshme, si rezultat i masave për kontrollin epidemisë të Kovid-19.

Kjo do të thotë ulje e numrit të delegacioneve dhe mungesa “fizike” e mediave të cilët samitin e ndoqën nga largësia përmes platformës së internetit. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close