0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Për muajin maj janë paguar mbi 156 milionë denarë për personat e papunë shfrytëzues së kompensimit monetar dhe për të falimentuarit

16.012 personave të  papunë shfrytëzues të kompensimit monetar dhe të falimentuarve u janë paguar 156.649.277 denarë për muajin maj, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencisë për Punësim. 

Shkup, 3 korrik 2020 (MIA) – 16.012 personave të  papunë shfrytëzues të kompensimit monetar dhe të falimentuarve u janë paguar 156.649.277 denarë për muajin maj, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencisë për Punësim.

Kompensimi monetar paguhet në pajtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në rast të papunësimit dhe Ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve me pronësi dominante të shtetit.

“Me plotësimet e fundit të rregullativës, punëtorët të cilët për shkak të koronavirusit kanë mbetur pa punë në periudhën nga 11 marsi deri në 30 prill, mbi bazë të marrëveshjes së nënshkruar, largim nga puna apo deklaratë personale, pavarësisht nga koha e kaluar në marrëdhënie pune, munden shpejt të vijnë në ndihmë që më lehtë ta  kalojnë periudhën e papunësisë. Që të marrë kompensim monetar në kohëzgjatje prej dy muajve, personi i papunë duhet të dorëzojë kërkesë deri te qendra kompetente për punësim në Agjencinë për Punësim”, qëndron në kumtesë.

Nga MPPS theksojnë se me përshtatjen e rregullativës së kushteve të reja për shkak të koronavirusit, Minsitria dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut u përgjigjen nevojave reale për  personat të cilët kanë mbetur pa punë dhe sigurojnë qasje të shpejtë dhe të lehtë deri te sigurimi material. ar/ 

Back to top button
Close
Close