RRETH NESH

Agjencia Informative Mediatike (MIA) është burimi kryesor i lajmeve në Maqedoninë Veriore.

Me një redaksi prej shtatëdhjetë gazetarësh dhe korrespondentësh që raportojnë nga vendi dhe nga bota, MIA ka prodhimin më të madh dhe më të larmishëm të lajmeve në vend.

Shpërndajmë gjithsej 300 350 informacione në ditë në gjuhën maqedonase, në gjuhën shqipe dhe në atë angleze.

Përmbajtjet informative i përpilojmë sipas standardeve profesionale të gazetarisë dhe për këtë arsye jemi edhe burimi më i besueshëm i lajmeve në Maqedoninë Veriore.

Ndër klientët tanë janë një numër i madh i organizatave informative, ambasada, agjenci për marrëdhënie me opinionin, institucione shtetërore dhe kompani ndërkombëtare.

Klientëve i ofrojmë edhe fotoservis, ndërsa po e përvetësojmë edhe videoservisin.

MIA është lider në luftën kundër njoftimit të njëanshëm dhe lajmeve të rreme. Të gjitha mediat e vendit, pa dallim të qëndrimeve të tyre politike, i marrin ose i transmetojnë shkrimet tona.

Punojmë me përkushtim që të jemi neutrale dhe të paanshëm, duke prodhuar përmbajtje informative të cilat janë aktuale dhe të sakta.

 

HISTORI 

Agjencia Informative e Maqedonisë  është themeluar  në fillim të vitit 1989 me vendim të Qeverisë

MIA nga 30 tetori i vitit 1998 prodhon dhe shpërndan lajme  në gjuhën maqedonase dhe angleze. Në maj të vitit 1999 agjencia inkuadron edhe servisin në gjuhën shqipe.

Rojters, Asoshiejted pres, AFP, Zëri i Amerikës, Dojçe Vele dhe shumë agjenci të tjera rajonale të lajmeve citojnë rregullisht MIA-n si një burim të besueshëm informacioni nga vendi.

Shembuj të kësaj nuk janë vetëm në raportet nga koha e krizës së Kosovës në vitin 1999 dhe krizës së sigurisë në vitin 2001, por edhe në analizimin e çështjeve ndërkombëtare politike dhe ekonomike që kanë të bëjnë me Maqedoninë Veriore dhe rajonin.

Në prill të vitit 2006, me vendim të Qeverisë së RMV-së, MIA mori titullin Shoqëri Aksionare Agjencia Informative e Maqedonisë – Shkup në pronësi të shtetit.

Në mars të vitit 2019, në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, Agjencia Informative e Maqedonisë u riemërua  në  Agjencia Informative Mediatike.

 

STRUKTURA DREJTUESE

Sipas Statutit të SHA MIA, me agjencinë udhëheqin Këshilli Mbikëqyrës dhe ai Drejtues.

Pesë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës i emëron Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila ka cilësinë e Kuvendit të Shoqërisë.

Kryetari i Këshillit Drejtues është edhe Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryeredaktor I MIA-s.

Personin për këtë funksion, si edhe katër anëtarët e Këshillit Drejtues (nga të punësuarit në MIA) i zgjedh Këshilli Mbikëqyrës.

SHA MIA organizohet sipas standardeve të përgjithshme që vlejnë për agjencitë kombëtare të lajmeve. Në të funksionojnë:

 

  • Drejtori dhe Kryeredaktori
  • Redaksia, në kuadër të së cilës punojnë:
      • redaksia e brendshme, e përbërë nga reporterë të ngjarjeve ditore në vend dhe korrespondentë nga vendi dhe bota
      • redaksia e jashtme, e cila përpunon lajme dhe informata nga bota
      • servisi në gjuhën angleze, i cili përpunon lajme nga vendi dhe bota në gjuhën angleze
      • servisi në gjuhën shqipe, i cili përpunon lajme nga vendi dhe bota në gjuhën shqipe
  • Teknika dhe informatika: shërbim për rregullsi teknike dhe mbështetje të përpunimit elektronik dhe shpërndarjes të përmbajtjeve që i prodhon MIA
  • Fotoservisi dhe videoservisi
  • Logjistika: shërbimi për punë të përgjithshme dhe administrative dhe shërbimi për komercializëm dhe marketing.

 

BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR

MIA është anëtare e Asociacionit të agjencive të lajmeve nga vendet e Evropës Juglindore ABNA dhe e Asociacionit të Rajonit të Detit të Zi të agjencive kombëtare të lajmeve BSANNA, ndërkaq merr pjesë edhe në Kongresin Botëror të Agjencive të Lajmeve.

MIA këmben përmbajtje informative me: ANA-MPA (Greqi), Anadollu (Turqi), BGNES dhe BTA (Bullgari), Dojçe Vele, DPA dhe EPA (Gjermani), FENA (BeH), HINA (Kroaci), STA (Slloveni), Tanjug (Serbi), ATSH (Shqipëri), TASR (Sllovaki) dhe Shinhua (Kinë).

MIA bashkëpunon edhe me APA (Austri), EFE (Spanjë), MINA (Mali I Zi), TASS (Rusi), si dhe me serviset publike Frans pres, BBC, Radio Evropa e Lirë dhe Zëri I Amerikës.

 

KONTAKT

Adresa: Kej “Dimitar Vllahov” nr. 4, kati 2, 1000 Shkup

(ish ndërtesa e Bankës Komerciale SHA – Shkup)

p.fax: 4

tel: 00 389 75 284 558

e-mail: mia@mia.mk

faqja e internetit: http://mia.mk

 

Bordi Mbikëqyrës:

Bordi Mbikëqyrës i MIA-s është emëruar me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përbërjen e mëposhtme:

Zoran Ivanov, kryetar – 3.8.2017 –

Aleksandra Micoska-Mitevska, anëtare – 3.8.2017 –

Liljana Kapevska, anëtare – 3.8.2017 –

Tatjana Popovska, anëtare e pavarur – 3.8.2017 –

Ardian Iseni, anëtar i pavarur – 27.11. 2018 –

Remzie Bilali, ish-anëtare e pavarur – 3.8.2017 – 2.5.2018

 

Bordi Drejtues:

Dragan Antonovski, Kryetar i Bordit Drejtues dhe Drejtor i Përgjithshëm – 5.8.2017 –

Gabriela Toçko, anëtare e Bordit Drejtues – përgjegjëse për lajmet e shërbimit të përgjithshëm – 5.8.2017 –

Sanja Andreevska, anëtare e Bordit Drejtues – përgjegjëse për teknikën dhe teknologjinë – 5.8.2017 –

Marjan Tanushevski, anëtar i Bordit Drejtues – përgjegjës për çështjet financiare dhe juridike – 5.8.2017 –

Sheriban Kllokoçi, ish-përgjegjëse për serviset e gjuhëve të tjera – 5.8.2017 – 4.2.2019

Back to top button
Close