0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikëShoqëri

Për menaxhim me mbeturinat tashmë ka projekt-plane, por ai është proces kompleks dhe i shtrenjtë, thotë Nuredini

- Ideja është që të ulet numri i deponive dhe sasia e cila hedhet si mbeturina në to. Sa i përket mbeturinave si shtet tashmë kemi projekt-plane, por ai është proces kompleks dhe i shtrenjtë.

Shkup, 18 shtator 2020 (MIA) – Ideja është që të ulet numri i deponive dhe sasia e cila hedhet si mbeturina në to. Sa i përket mbeturinave si shtet tashmë kemi projekt-plane, por ai është proces kompleks dhe i shtrenjtë.

Këtë sot e bëri të ditur ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën për media në Ministri.

“Ideja është që të fillohet me ekonomi qarkulluese, të fillohet me riciklim të mbeturinave, ky është progresi dhe e ardhmja. Ne do të punojmë, do të përgatisim plan për mënjanimin e këtyre deponive të paligjshme në qytet, por njëkohësisht kërkoj nga autoritetet lokale që t’i pengojnë njerëzit që të hedhin mbeturina në këto vende”, tha Nuredini.

Ai theksoi se deri më tani asnjëherë si Qeveri nuk kanë hyrë në kompetencat e pushtetit lokal sa i përket menaxhimit të mbeturinave.

Sa i përket inspektorëve, ai theksoi se do të kërkohet nga ata që të jenë më efikas, por edhe që të rritet numri i tyre. Për stacionet matëse tha se kanë porositur pjesë, dhe beson se sa më shpejtë do të fillojnë të funksionojnë.

“Tashmë planifikojmë dhe organizuam një grup pune ku do t’i thirrnim të gjithë inspektorët dhe do të kërkojmë nga ata që ta bëjnë punën e tyre, të dalin në teren, nga ana tjetër këtë do ta kërkojmë edhe nga vetëqeverisja lokale. Tashmë kemi Draft-ligj i cili pritet të votohet në tri javët e ardhshme deri në një muaj dhe me çka do të mbulohen të gjitha temat në lidhje me planet afatshkurta, ku regjistrohet mbeturinat, ku ndizen zjarre”, tha Nuredini.

Në lidhje me ligjin për mbikëqyrje inspektuese për Mjedis Jetësor, Nuredini tha se po finalizohet, po punohet në të dhe shpreson se do ta përfundojnë për një kohë të shkurtë. fc/

 

 

Back to top button
Close
Close