EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Për Lukashenkon protestat janë të orkestruara nga jashtë, ndërsa Tihanovskaja nuk i njeh rezultatet (video)

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko sot deklaroi se protestat në Minsk dhe qytetet e tjera janë orkestruar nga Polonia, Britania e Madhe dhe Republika Çeke.

Minsk, 10 gusht 2020 (MIA) – Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko sot deklaroi se protestat në Minsk dhe qytetet e tjera janë orkestruar nga Polonia, Britania e Madhe dhe Republika Çeke.

“Thirrjet janë bërë nga Polonia, Republika Çeke dhe Britania e Madhe që të kontrollohen, më falni, delet, të cilët nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë dhe është e lehtë për t’u kontrolluar,” theksoi Lukashenko në një takim me shefin e Sekretariatit ekzekutiv, Sergej Lebedev.

Ndërkohë, kundërshtarja e Lukashenkos, Svetlana Tihanovskaja, deklaroi se refuzon t’i pranojë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale të djeshme, sipas të cilave presidenti aktual fitoi 80.23 për qind të votave. Tihanovskaja fitoi 9.9 për qind të votave, ndërsa tre kandidatët e tjerë fituan më pak se dy për qind.

Ndihmësit e Tihanovskaja kumtuan se opozita kërkon rinumërim. Opozita ka paralajmërua gjithashtu se dëshiron të bisedojë me përfaqësuesit shtetëror për një ndryshim paqësor të qeverisë.

Në rrjetet sociale u paraqit video e një vendvotimi në të cilën shihet se si një anëtar i selisë zgjedhore zbriste nga shkallët e katit të dytë me një thes që supozohet se përmbante fletëvotime.

Opozita gjithashtu ankohet për parregullsi të tjera në zgjedhjet presidenciale të djeshme, siç janë vendvotimet e mbyllura, qytetarët që votuan para hapjes së vendvotimeve dhe më shumë. Sipas sondazheve të pavarura, Tihanovskaja fitoi 71 për qind të votave, ndërsa Lukashenko mori vetëm 10 për qind. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close