BiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Për herë të parë pas dy muajsh çmimi i naftës mbi 30 dollarë për fuçi

Çmimi i naftës amerikane mbrëmë arriti në 32,05 dollarë për fuçi për shpërndarje në qershor, që është hera e parë në dy muajt e fundit.

Nju-Jork, 19 maj 2020 (MIA) – Çmimi i naftës amerikane mbrëmë arriti në 32,05 dollarë për fuçi për shpërndarje në qershor, që është hera e parë në dy muajt e fundit.

Rritja e çmimit të naftës është për shkak të optimizmit të prodhuesve dhe tregtarëve dhe kthimit gradual të qytetarëve në vendet e punës.

Në dy ditët e kaluara, ka pasur rritje të lehtë të kërkesës për dy komponentët kryesorë që lëvizin çmimin e naftës në bursat ndërkombëtare – benzinës ​​dhe vajgurit. bs/fab

Таг
Back to top button
Close
Close