EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Për herë të parë nga viti 2015 rritet numri i kërkesave për azil në BE

Numri i kërkesave për azil  në Bashkimin Evropian  në vitin 2019 për herë të parë shënon rritje  nga kriza migruese në vitin 2015, ndërsa më shumë se gjysmën e kërkesave e kanë pranuar  Gjermania, Franca dhe Spanja, citohet në raportin e Zyrës evropiane për mbështetje të azilit (EASO).

Bruksel, 26 qershor 2020 (MIA) – Numri i kërkesave për azil  në Bashkimin Evropian  në vitin 2019 për herë të parë shënon rritje  nga kriza migruese në vitin 2015, ndërsa më shumë se gjysmën e kërkesave e kanë pranuar  Gjermania, Franca dhe Spanja, citohet në raportin e Zyrës evropiane për mbështetje të azilit (EASO).

Vitin e kaluar rreth 740.000 kërkesa për  azil janë dorëzuar  në BE,  që është për rreth 11 për qind më shumë në krahasim  me vitin 2018, ndërsa për herë të parë Italia nuk është mes pesë vendeve të para.

Numër më të madh të kërkesave për azil në vitin 2019 kanë pranuar  Gjermania (165.615), Franca (128.940), Spanja (117.795), Greqia (77.275) dhe Britania e Madhe (44.835).

Për shkak të situatës politike në Venezuelë dhe  në shtetet tjera  jugoamerikane në Spanjë dyfish është rritur numri i kërkuesve të azilit  në krahasim me vitin 2018.

Në Itali vitin e kaluar  43.770 njerëz  kanë dorëzuar kërkesë për azil, që është për 27 për qind më pak në krahasim me vitin 2018.

Numri më i madh i azilantëve janë nga Siria, Afganistani, Venezuela, Pakistani dhe Nigeria.

EASO citon se  heqja graduale e masave të vendosura për luftë kundër Kovid-19 do ta rrit numrin e azilkërkuesve. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close