0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Për hekurudhën drejt Bullgarisë do të formohet ekip ekspert ndërshtetëror

Planifikohet të formohet ekip i përbashkët i ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe nga Bullgaria me qëllim që të bashkëpunohet në projektin për hekurudhë të Korridorit 8, publikoi NP vendore për infrastrukturë hekurudhore pas takimit të drejtorit Festim Halili me kolegun e tij bullgar, Krasimir Papukçinski, që u mbajt në Sofje.

Shkup, 21 shkurt 2020 (MIA) – Planifikohet të formohet ekip i përbashkët i ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe nga Bullgaria me qëllim që të bashkëpunohet në projektin për hekurudhë të Korridorit 8, publikoi NP vendore për infrastrukturë hekurudhore pas takimit të drejtorit Festim Halili me kolegun e tij bullgar, Krasimir Papukçinski, që u mbajt në Sofje.

Halili dhe Papukçinski në mbledhjen në zyrën e Hekurudhave të Bullgarisë në Sofje kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy kompanive hekurudhore të orientuara drejt lidhjes hekurudhore me Bullgarinë përmes Korridorit 8.

Ndërlidhja hekurudhore mes dy shteteve planifikohet për në vitin 2023. Progresi i punëve të aksit të parë nga hekurudha drejt Bullgarisë, Kumanovë – Bellakovcë, në fund të vitit të kaluar ka qenë 65 për qind, ndërsa institucionet kompetente premtuan se do të jetë gati në gjysmën e dytë të vitit. mb/

Back to top button
Close
Close