0_Maqedoni.PortalPolitikë

Për Çulevin serioz është rasti me parregullsitë zgjedhore në Strumicë në vitin 2014

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev mendo se bëhet fjalë për një rast serioz për parregullsi zgjedhore lidhur me të dhënat e publikuara në "La verita" italiane për parregullsitë zgjedhore në vitin 2014 në Strumicë.

Shkup, 28 janar 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev mendo se bëhet fjalë për një rast serioz për parregullsi zgjedhore lidhur me të dhënat e publikuara në “La verita” italiane për parregullsitë zgjedhore në vitin 2014 në Strumicë.

Në konferencën e sotme për shtyp duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse për parregullsitë zgjedhore në mëhallën turke në Strumicë pas publikimit në “La verita” ka njëfarë kërkese deri tek MPB-ja për analizë shtesë të rastit, Çulev informon se MPB-ja i ka dorëzuar të gjitha materialet, duke përfshirë edhe materiale nga MVH (masat e veçanta hetimore) dhe veprimet e zbatuara hetimore në terren deri tek PTHP-ja. Thekson se pas të dhënave të fundit të publikuara në mediumet italiane, ende MPB-ja nuk ka marrë asnjë kërkesë nga ane PTHP-së.

“Sipas meje këtu ekziston shumë material që meriton hetim me qëllim që të zbardhet ky rast. MPB-ja qëndron në dispozicion të PTHP-së për ndërmarrjen e çfarë do veprimesh hetuese”, ka thënë ministri Çulev dhe shtoi se konsideron se është e nevojshme PTHP-ja pas këtyre të dhënave të fundit të drejtohet deri tek MPB-ja. fb/

Back to top button
Close
Close