BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Pentagoni sistemoi 1.600 ushtarë amerikanë në rrethinën e Uashingtonit

Rreth 1.600 ushtarë amerikanë janë sistemuar në rrethinën e Uashingtonit dhe janë në gjendje gatishmërie , kumtoi sot Pentagoni, në pritje të protestave të reja kundër brutalitetit policorë dhe racizmit në qytet.

Uashington, 3 qershor 2020 (MIA) – Rreth 1.600 ushtarë amerikanë janë sistemuar në rrethinën e Uashingtonit dhe janë në gjendje gatishmërie , kumtoi sot Pentagoni, në pritje të protestave të reja kundër brutalitetit policorë dhe racizmit në qytet.

Policia në Uashington shfrytëzoi gaz lotsjellës kundër protestuesve, ndërsa një numër i madh njerëzisht u arrestuan në Nju-Jork. Rreth 10.000 njerëz protestuan qetë në Portland.

Vazhdojnë protestat kundër brutalitetit policorë dhe racizmit sistematik në SHBA të inicuar nga vrasja e afroamerikanit Xhorxh Flojd, ndërsa qytetet po përgatiteten për trazira të reja pas kërcënimeve të Trampit për shfrytëzim të forcës. Protestuesit mbrëmë marshuan nëpër rrugët e Uashingtonit, Nju-Jorkut dhe Los Anxhelosit.

Kryesisht protestat e qeta nga ditët e kaluara kohë pas kohe u shënuan me dhunë.

Për dallim nga Trampi, ministri amerikan i Mbrojtjes Mark Esper tha se ai nuk e mbështet aktivizimin e ushtrisë për të shpërndarë protestat, duke thënë se ushtria duhet të përdoret kur të gjitha mundësitë e tjera janë shfrytëzuar, njofton Si-En-En. sn/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close