0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikëVideo deklaratë

Pendarovski: Situata mbetet komplekse, zhvillimi i ardhshëm i ngjarjeve do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë

Situata mbetet komplekse dhe të gjitha skenarët për zhvillimet e ardhshme rëndohen nga e panjohura kryesore dhe ajo është se sa do të zgjasë pandemia. Me këtë rast unanimisht u konkludua se deri më tani kemi  strukturë adekuate të shtetit dhe bashkëpunim efektiv midis autoriteteve, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut kushtuar gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur për të mbrojtur dhe për t'u përballur me epideminë e koronavirusit.

Shkup, 31 mars 2020 (MIA) – Situata mbetet komplekse dhe të gjitha skenarët për zhvillimet e ardhshme rëndohen nga e panjohura kryesore dhe ajo është se sa do të zgjasë pandemia. Me këtë rast unanimisht u konkludua se deri më tani kemi  strukturë adekuate të shtetit dhe bashkëpunim efektiv midis autoriteteve, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut kushtuar gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur për të mbrojtur dhe për t’u përballur me epideminë e koronavirusit.

Përfundimi konsensual është, theksoi Pendarovski, që duhet t’u jepet mirënjohje të gjitha shërbimeve që punojnë ditë e natë për të parandaluar përhapjen dhe përballjen me epideminë. Personeli i nevojshëm mjekësor, forcat e policisë dhe të ushtrisë janë mobilizuar. Ekziston një koordinim i përditshëm në nivelin qendror dhe lokal dhe të gjitha burimet dhe përpjekjet e disponueshme në këtë moment janë drejtuara në përballjen me krizën.

Ai sqaroi se  në mbledhjen e Këshillit janë shqyrtuar aspektet e ndryshme dhe pasojat nga epidemia. Për aspektet shëndetësore ka informuar ministri i Shëndetësisë, për aspektet e sigurisë, përfaqësuesi MPB-së dhe drejtorët e shërbimeve të sigurisë. Ministrja e Mbrojtjes dhe shefi i Shtatmadhorisë referuan për angazhimin e Armatës në mbështetje të policisë, ministri i Jashtëm informoi për kthimin e shtetasve tanë të gjendur jashtë, ndërsa  guvernatorja e BB për zbatimin e Dekretit për barrën financiare të firmave dhe qytetarëve gjatë pagimit të kredive, për qëndrueshmërinë financiare të bankave për kursin e këmbimit dhe për situatën me rezervat e këmbimit valutor. Përfaqësuesi i ekipit ekonomik dhe financiar i Qeverisë dhe i kryeministrit referuan për gjendjen e Buxhetit, skenarët me projeksione të ndryshme për tremujorët në vijim, si dhe për setin e fundit ekonomik në të cilat  mbështetet ekonomia e vendit.

“Këshilli ka arritur në përfundimin se situata mbetet komplekse, dhe të gjitha skenarët për zhvillimet e ardhshme rëndohen nga e panjohura kryesore, e cila është se sa do të zgjasë pandemia. Me këtë rast unanimisht është konstatuar se deri më tani kemi një strukturë adekuate shtetërore dhe një bashkëpunim efektiv midis shërbimeve kompetente, zbatim të rreptë të rekomandimeve të OBSH-së dhe me disa përjashtime kemi sjellje me të vërtetë të përgjegjshme të qytetarëve”, tha Pendarovski.

Ai theksoi se zbatimi i masave kufizuese dhe mbyllja e kufijve ndikuan drejtpërdrejt në ekonomi.

“Jemi dëshmitarë që edhe vendet më të zhvilluara përballen me një sfidë të madhe në këtë segment. Në këtë kuptim,na pret një periudhë e vështirë, në të cilën do të nevojiten një seri masash dhe vendimesh të përgjegjshme në mënyrë që të ulet sa më shumë që është e mundur dëmi për ekonominë kombëtare. Për atë qëllim, është e nevojshme të mobilizohen të gjitha kapacitetet ekonomike në vend dhe të evitohen masat më radikale vetëm në nevojën e skajshme dhe për një periudhë të caktuar kohe”, tha kreu i shtetit.

Ai paralajmëroi se Këshilli i Sigurisë do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe punën e të gjitha institucioneve të angazhuara në këtë periudhë, dhe do të konvokojë të paktën edhe një seancë të Këshillit që para vazhdimit të saj eventual të prezantohet situata e përgjithshme me të gjithë parametrat thelbësorë të domosdoshme për marrje të një vendimi.

Ditët e vështira nuk janë akoma pas nesh. Por u bëj thirrje të gjithëve që të jemi të qetë, të jemi racional, të jemi përgjegjës për shëndetin dhe jetën tonë dhe të jemi solidar me njëri-tjetrin. Respektoni rekomandimet, qëndroni në shtëpi. Dilni vetëm kur është e nevojshme. Nuk kam asnjë dyshim se me përpjekje të përbashkëta me siguri do ta fitojmë epideminë”, porositi presidenti Pendarovski.

Në seancë, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të presidentit Pendarovski, morën pjesë edhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral- nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, drejtori i Agjencisë për Zbulim, Erold Musliu, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimoski, guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska, zëvendëskryetarja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, ministri i Shëndetësisë Venko Filiple, ministrja e Financave Nina Angellovska dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Për shkak të problemeve shëndetësore në mbledhje nuk mori pjesë ministri i Brendshëm Naqe Çulev dhe në vend të tij ishte zëvendësministri i Punëve të Brendshme.

Më 18 mars, presidenti Pendarovski shpalli  gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore në shtet për përballje më efikase me koronavirusin me propozim të qeverisë, gjatë së cilës kohë Qeveria do të duhej të raportonte për efektet e masave të miratuara për mbrojtje nga koronavirusi, aktivitetet dhe planet për veprim në të ardhmen.. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close