0_Maqedoni.PortalPolitikëVideo deklaratë

Pendarovski shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 14 ditëve

Presidenti Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 14 ditëve, për shkak të krizës me Kovid-19. Si shkak për këtë i përmendi zbatimin e masave ekonomiko-sociale.

Shkup, 15 maj 2020 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 14 ditëve, për shkak të krizës me Kovid-19. Si shkak për këtë i përmendi zbatimin e masave ekonomiko-sociale.

Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurimit, potencoi se lidhur me vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme, është konsultuar me më shumë ekspertë.

Ai pas seancës tha se Këshilli i Sigurimit ka konkluduar se institucionet kompetente punojnë në mënyrë të koordinuar dhe se situata është përmirësuar dhe është evidente se si shtet mirë po ballafaqohemi me koronakrizën.

Gjendja e dytë e jashtëzakonshme 30-ditore, për shkak të pandemisë me koronavirusin, përfundon me 16 maj.

Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit, u bisedua për vazhdimin e tretë eventual të gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronakrizës. Propozimin për vazhdimin e tretë të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila skadon nesër, deri te Këshilli i Sigurimit, e parashtron Qeveria, e ajo paraprakisht sot doli me qëndrim se do të kërkojë nga presidenti, Stevo Pendarovski, 30 ditë të reja gjendje të jashtëzakonshme.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të 53-të, solli konkludim që të parashtrojë propozim deri te Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me raport për aktivitetet e ndërmarra deri tani nga institucionet shtetërore, me të cilin argumentohet se për ballafaqimin e suksesshëm me koronavirusin, në shtet nevojitet gjendje e jashtëzakonshme edhe gjatë 30 ditëve të ardhshme”, këto janë konkluzionet nga seanca e sotme e 53-të qeveritare.

Ministri Venko Filipçe, dje paralajmëroi se do të kërkohet vazhdim i gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk saktësoi nëse do të kërkojnë 30 ditë të reja ose më pak. bsh/

Изјава на претседателот на државата Стево Пендаровски

Posted by MИА.mk on Петок, 15 мај 2020

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close