0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Pendarovski: Pres ratifikim spanjoll muajin e ardhshëm

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pret që ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO në Parlamentin spanjoll të përfundojë muajin e ardhshëm.

Varshavë, 4 shkurt 2020 (MIA) – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pret që ratifikimi i Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO në Parlamentin spanjoll të përfundojë muajin e ardhshëm.

Pendarovski, i cili gjendet për vizitë zyrtare në Poloni, theksoi se “nëse shkohet sipas planit kur bëhet fjalë për zhvillimet politike, rreth 10 marsit do të duhej që ky proces të rrumbullaksohet. Do të mbeten vetëm disa hollësira teknike, të cilat duhet t’i përfundojë Kuvendi në Shkup”.

Spanja është vendi i fundit anëtar i NATO-s, i cili duhet ta ratifikojë Protokollin për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO, pas çka vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtar i plotëfuqishëm i 30-të i Aleancës. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close