0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderShoqëriVideo deklaratë

Pendarovski për vizitë në Kumanovë në kuadër të projektit “Ballë për ballë me Presidentin”

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në kuadër të projektit "Ballë për ballë me Presidentin" sot ishte për vizitë në komunën e Kumanovës.

Shkup, 27 shkurt 2020 (MIA) – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në kuadër të projektit “Ballë për ballë me Presidentin” sot ishte për vizitë në komunën e Kumanovës.

Siç kumtoi kabineti i tij, Pendarovski e vizitoi qumështoren “Buçen Kozjak”, të formuar në vitin 1983, si qumështorja e parë private në territorin e shtetit tonë. Para presidentit Pendarovski u prezentua procesi prodhues në kompani, plasimi i produkteve dhe i planeve të ardhshme të menaxhmentit të kompanisë.

Gjatë qëndrimit në Kumanovë, presidenti Pendarovski u takua edhe me të punësuarit në bibliotekën “Tane Georgievski”, që sivjet e shënon 75-vjetorin e ekzistimit të saj.

Presidenti Pendarovski realizoi takim edhe me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare nga rajoni i Kumanovës, si edhe me gazetarë lokalë dhe korrespondentë, të cilët e njoftuan për punën e tyre dhe sfidat në financim dhe funksionim.

Presidenti Pendarovski e vizitoi edhe shkollën fillore komunale “Toli Zordimus”, ku mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Në të është i implementuar modeli Nansen për arsimin interkulturor, që i integroi nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit e bashkësive të ndryshme etnike përmes procesit edukativo – arsimor bashkëkohor.

Gjatë vizitës në Kumanovë, presidenti Pendraovski u takua me dr. Nurie Aliji, e cila mbi 20 vjet kujdeset për shëndetin e grave në Kumanovë. Për momentin ajo i ka 12 mijë paciente. Është autore e 23 punimeve shkencore dhe është bartëse e Çmimit të Nëntorit të Qytetit të Kumanovës.

Në takim ajo theksoi se është krenare me arritjen e saj, ndërsa kënaqësinë më të madhe e gjen duke ju ndihmuar njerëzve. Edhe krahas punës shkencore voluminoze, prioritet i saj janë pacientët. Presidenti Pendarovski theksoi se duhet të potencohen shembujt pozitiv në shoqëri, siç është dr. Aliji. shk/

<strong>сст/скс/</strong></span></p>

 

Back to top button
Close
Close