0_Maqedoni.Portal0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderShoqëri

Pendarovski: Nuk jam i bindur se do të ketë zgjedhje më 12 prill- ajo nuk varet prej meje

Nuk mund të jem i bindur se më 12 prill do të ketë zgjedhje, pasi ajo nuk varet prej meje, ka thënë shefi i shtetit, Stevo Pendarovski në intervistën për emisionin "Detektor" në Televizionin Sitell.

Shkup, 8 dhjetor 2019 (MIA) – Nuk mund të jem i bindur se më 12 prill do të ketë zgjedhje, pasi ajo nuk varet prej meje, ka thënë shefi i shtetit, Stevo Pendarovski në intervistën për emisionin “Detektor” në Televizionin Sitell.

Presidenti rikujton se ai është vendim të cilin e sjell shumica në Kuvend dhe se prej saj varet nëse dhe kur do të organizohen zgjedhjet.

“Nuk jam i bindur pasi nuk varet prej meje. Kuvendi shpërndahet më 61 deputetë që duhet t’i sigurojë dhe kur do të dojë do të bëjë shpërndarje të Parlamentit”, ka thënë Pendarovski.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë dallim të madh nëse do të shkohet në zgjedhje të parakohshme ose të rregullta, pasi siç thotë, “nuk sheh se çka është ajo që mund të ndodhë në atë mes-periudhë”.

“Unë e kam komentuar atë edhe më herët. Nuk është te unë, por edhe ashtu hyjmë në vit zgjedhor, mund të ketë kalkulime partiake nga dy anët që unë nuk i shoh, por nuk mund të shoh se çka me rëndësi do të ndryshojë nga prilli deri në vjeshtë ose deri në dhjetor kur është afati i fundit”, ka thënë Pendarovski.

Ai ka shtuar se nuk ka asgjë kundër Kuvendi para kohe të ratifikojë protokollin e NATO-s, pasi për anëtarësimin në Aleancë ekziston vullnet i qartë politik tek të gjithë subjektet politike. fab/

 

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close