0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Pendarovski: Marrëveshja e Ohrit është bazë për ndërtim të bashkëjetesës për të gjithë qytetarët, nuk guxojmë të kemi ndarje dhe skepticizëm

Marrëveshja e Ohrit nuk pati për qëllim të inaugurojë fitues dhe të shpallë humbës. Ajo është baza për ndërtim të bashkëjetesës për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas dy dekadave nuk guxojmë të kemi ndarje dhe skepticizëm. Të mbetemi të përkushtuar në përparimin ekonomik dhe në mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë dhe të harmonizuar të përballemi me të gjitha sfidat. Mu pandemia me KOVID-19 është test serioz për funksionalitetin tonë, organizimin, por edhe solidaritetin dhe bashkësinë. Dhamë shumë viktima, shumë rrugë të gjatë kaluam, shumë kohë humbëm, kthim prapa nuk ka, shkojmë përpara, të bashkuar.

Shkup, 13 gusht 2020 (MIA) – Marrëveshja e Ohrit nuk pati për qëllim të inaugurojë fitues dhe të shpallë humbës. Ajo është baza për ndërtim të bashkëjetesës për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pas dy dekadave nuk guxojmë të kemi ndarje dhe skepticizëm. Të mbetemi të përkushtuar në përparimin ekonomik dhe në mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë dhe të harmonizuar të përballemi me të gjitha sfidat. Mu pandemia me KOVID-19 është test serioz për funksionalitetin tonë, organizimin, por edhe solidaritetin dhe bashkësinë. Dhamë shumë viktima, shumë rrugë të gjatë kaluam, shumë kohë humbëm, kthim prapa nuk ka, shkojmë përpara, të bashkuar.

Kjo ceket në kumtesën nga kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski me rastin e përvjetorit të sotëm të 19-të të nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit.

Marrëveshja e Ohrit, ceket, me të cilën u përfundua konflikti ushtarak në vitin 2001 dhe u vendosën themelet për ndryshime kushtetuese dhe ligjdhënëse me të cilat garantohen të drejtat e bashkësive më të vogla etnike, ishte rezultat i negociatave njëmujore me mbështetje nga përfaqësuesit e Komisionit evropian dhe nga SHBA-ja. Marrëveshja u tregua si kyçe për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, si dhe karakterit unitar të shtetit.

“Pas pothuajse dy dekadave, me zbatimin e saj, vendi ynë i ruajti paqen dhe stabilitetin, dhe vendosi standarde më të larta për të drejtat e bashkësive. Sot, nuk ekziston shkak që të dyshojmë në të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut – multietnike dhe multikulturore, e cila si anëtare e NATO-s, dhe shpresoj në kohë të shkurtë edhe si anëtare e BE-së, u ofron perspektivë qytetarëve të vet. Të mos lejojmë asgjë t’i prishë unitetin, bashkëjetesën dhe respektin e ndërsjellë. Duhet t’i lëmë përfundimisht në histori të gjitha konfliktet dhe moskuptimet. Të vazhdojmë ta ndjekim vizionin për të ardhmen dhe të punojmë për prosperitetin dhe për të mirën e qytetarëve tanë”, qëndron në kumtesë.

Marrëveshja e Ohrit, shtohet, nuk ishte lehtë të arrihet.

“Me këtë rast duhet t’u shprehim mirënjohje lidershipit të presidentit Boris Trajkovski dhe përfaqësuesve të partive politike si nënshkrues të Marrëveshjes. SË bashku me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar e cila është permanente tërë këto 19 vite dhe e cila asnjëherë nuk ndërpreu së mbështeturi vendin tonë, në vitin 2001 lidershipi ynë politik praktikisht parandaloi eskalim të konfliktit i cili do të sillte humbje të mëdha njerëzore dhe shkatërrime dhe në të cilin askush nuk fiton”, ceket në kumtesë.

Marrëveshja e Ohrit, shtohet, nuk pati për qëllim të inaugurojë fitimtarë dhe të shpallë humbës. Ajo është baza për ndërtimin e bashkëjetesës për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Pas dy dekadave nuk guxojmë të kemi ndarje dhe skepticizëm. TË qëndrojmë tël përkushtuar në përparimin ekonomik dhe në mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë dhe të bashkuar të përballemi me të gjitha sfidat. Mu pandemia me KOVID-19 është test serioz për funksionalitetin, organizimin tonë, por edhe solidaritetin dhe bashkësinë. Dhamë shumë viktima, rrugë shumë të gjatë kaluam, shumë kohë humbëm, kthim prapa nuk ka, shkojmë përpara të bashkuar”, qëndron në kumtesën nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski. ab/

Back to top button
Close
Close