0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Pendarovski i pakënaqur nga shpejtësia e lëvizjes së vendeve nga Ballkani Perëndimor në BE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi se nuk është i kënaqur nga shpejtësia me të cilën lëvizin vendet nga Ballkani Perëndimor drejt familjes evropiane, duke theksuar se Evropa duhet të jetë me e vendosur lidhur me këtë çështje. 

Podgoricë, 16 korrik 2019 (MIA) – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski deklaroi se nuk është i kënaqur nga shpejtësia me të cilën lëvizin vendet nga Ballkani Perëndimor drejt familjes evropiane, duke theksuar se Evropa duhet të jetë me e vendosur lidhur me këtë çështje.

Ai në intervistë për Radio televizionin e Malit të Zi theksoi se Maqedonia e Veriut qind për qind pajtohet me Malin e Zi kur bëhet fjalë rreth vizionit për rajonin, posaçërisht në pjesën e ardhmërisë evropiane dhe euroatlantike.

Edhe pse perspektiva evropiane është alternativa e vetme, e qëndrueshme dhe produktive për tërë rajonin, Pendarovskin e brengos fakti se ajo është e paqartë në kohë të fundit, ndërsa rruga drejt familjes evropiane është e ngadalshme dhe e paqartë.

“Shpresoj që kjo do të shkojë më shpejtë. Çfarë është ajo porosi për ne, të cilët ende nuk kemi filluar me negociata. Nëse ju mbani negociata shtatë vite dhe ende nuk ka dritë në fund të tunelit, atëherë çka t’u them unë qytetarëve të mi në Maqedoninë e Veriut, sa do të zgjat kjo, 15-20 vite?”, thotë presidenti Pendarovski në intervistë.

Edhe pse pritej që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të fillojnë negociata me BE-në muajin e kaluar në mbledhjen e kreut në Luksemburg, vendimi u anulua, pasi ka pasur ndarje në Union rreth kësaj çështje.

“Gjithçka që kërkuan prej neve, ne plotësuam, duke i përfshirë edhe kompromiset e vështira. Tani është radha e Evropës që ta plotësojë atë që e premtoi”, porositi Pendarovski.

Ai theksoi se është shumë i kënaqur nga marrëdhëniet dhe bashkëpunimi me Malin e Zi.

“Shumë do të thotë për mua ndihma të cilën Mali i Zi, ai anëtar i plotëfuqishëm i NATO-s, në mënyrë joegoiste ia jep Maqedonisë së Veriut, e cila do të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës, me siguri në fillim të vitit të ardhshëm”, deklaroi Pendarovski në intervistë për RTCG. bsh/

 

Таг
Back to top button
Close
Close