0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeLajme nga komunatShkupShoqëri

Pemë të rrëzuara nga moti i keq në Shkup, tani për tani nuk ka ngecje në lëvizje

Ekipet e ndërmarrjeve publike të qytetit prej dje dhe gjatë ditës së sotme janë në terren dhe ndërhyjnë pas motit të ke që e përfshiu Shkupin. 

Shkup, 6 gusht 2020 (MIA) – Ekipet e ndërmarrjeve publike të qytetit prej dje dhe gjatë ditës së sotme janë në terren dhe ndërhyjnë pas motit të ke që e përfshiu Shkupin.

Nga NP “Parqe dhe Gjelbërime” për MIA-n informojnë se ekipet e tyre kanë ndërhyrë dje dhe sot, ndërsa ekipet kujdestare do të punojnë edhe pasdite dhe gjatë natës, nëse ka nevojë. Sot është rrëzuar një pemë, shelg, mbi një automjet në Autokomandë. Ekipet e tyre e kanë liruar automjetin, ndërsa degët janë mënjanuar.

Dje ekipet kanë ndërhyrë në rrugën “Viç” në Karposh 4, përballë kopshtit “Orce Nikollov”, ka ishte rrëzuar një pemë. Ka pasur ndërhyrje edhe në  Karposh 2, në rrugën “Shekspirova” ku kanë rënë degë të cilat janë mënjanuar gjatë ditës së djeshme. Në Gjorçe Petrov, afër Tregut, në rrugën “Makedonska Vojska” gjithashtu është rrëzuar një pemë, ndërsa gjatë natës ekipet kanë ndërhyrë  edhe në Vodno, në afërsi të ambasadave, ku ishin rrëzuar dhe thyer degë.

Për shkak të paralajmërimeve për reshje të rrëmbyeshme të shiut të ndjekura me erë të fortë dhe bubullima në rajonin e Shkupit deri në fund të javës, nga Parqet dhe Gjelbërimet” i paralajmërojnë qytetarët për kujdes dhe të kenë kujdes të mos i parkojnë automjetet e tyre nën pemë të larta, me qëllim që të shmanget shkaktimi i dëmeve  dhe pasojave të pakëndshme.

Nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” për MIA-n informuan se në terren nuk ka ndërhyrje të mëdha për shkak të motit të keq. Ekipet kanë dalë me kohë dhe tani për tani nuk është shkaktuar ngecje në lëvizje.

Nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” kumtuan se pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe erës së përforcuar, ekipe të tyre gjatë ditës së djeshme filluan me aktivitete për pastrimin dhe funksionimin e papengueshëm të rrjetit atmosferik të kanalizimit. Aktivitetet, siç paralajmëruan, do të vazhdojnë me pastrimin dhe kontrollimin e funksionalitetit të pusetave në të gjitha komunat e territorit të Qytetit të Shkupit.

Siç kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, më së shumti shi, deri në orën 8:00 ka rënë në Demir Kapi, ku janë matur 59 litra në metër katror si dhe në Shkup-Petrovec – 54 litra dhe në Ohër 50.

DPHM për sot paralajmëron mot kryesisht me vranësira, me reshje të shpeshta të shiut. Lokalisht do të ketë zhvillim të paqëndrueshmërive  me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Gjatë ditës, si dhe gjatë natës sërish priten sasi të mëdha të shtresës së ujit, vende-vende mbi 35 litra në metër katror.

Në Shkup mot kryesisht me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa pasdite ehe mot i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Përkohësisht reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme. Temperatura maksimale do të arrijë deri 25 gradë.

Në ditët në vijim do të vazhdojë periudha e vranësirave të ndryshueshme, mot i paqëndrueshëm dhe më i freskët me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullimave. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të keq me erë të fortë, shkarkime elektrike dhe paraqitje të izoluar e breshrit. ar/ 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close