0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Pellegrini u kthye në Spanjë pas 10 vjetësh dhe premtoi gjëra të mëdha

Eksperti kilian me përvojë, Manuel Pellegrini, trajneri i ri i ekipit Betis, deklaroi se është i lumtur që kthehet në Spanjë pas 10 vjetësh.

Sevilla, 13 korrik 2020 (MIA) – Eksperti kilian me përvojë, Manuel Pellegrini, trajneri i ri i ekipit Betis, deklaroi se është i lumtur që kthehet në Spanjë pas 10 vjetësh.

Ish-strategu i Vest Ham, Mançester Siti, Real, River Plata dhe San Lorenzos, do të jetë trajner i ekipit “Benito Villamarin” për tre sezonet e ardhshme.

“Jam i kënaqur që e kam pasur rastin të vij në një klub si Betis. Kthimi në Spanjë pas 10 vjetësh është një kënaqësi shtesë për mua. Betis është një ekip shumë i njohur dhe jam i sigurt që kemi një ekip që mund t’i përmbushë kërkesat e tifozëve”, tha Pellegrini në prezantim.

Ai theksoi se stafi i tij profesional dhe ai do t’i sjellin Betisit përvojën që do të jetë e rëndësishme për përparimin e ekipit.

“Të gjithë e kemi të njëjtën detyrë, duhet të tregojmë mentalitet fitues, dëshirë për të fituar dhe dëshirë për të luajtur në Evropë. Na pret shumë punë”, përfundoi Pellegrini. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close