BotëBotë.Portal

Pekin: Negociuesit kinezë dhe amerikanë janë në kontakt të afërt

Kinezët dhe amerikanët mbeten në "kontakt të përhershëm" në tentativë që të arrijnë deri në një marrëveshje tregtare, kumtoi sot Ministria kineze e Tregtisë.

Pekin, 5 dhjetor 2019 (MIA) – Kinezët dhe amerikanët mbeten në “kontakt të përhershëm” në tentativë që të arrijnë deri në një marrëveshje tregtare, kumtoi sot Ministria kineze e Tregtisë.

“Ekipet negociatore mbeten në kontakt të afërt”, tha zëdhënësit i Ministrisë kineze, Gao Feng.

Kina dhe SHBA-ja janë në raporte jashtëzakonisht të tensionuara në disa ditët e fundit pasi që Kongresi amerikan e dënoi politikën e autoriteteve kineze në Hong-Kong dhe në rajonin me shumicë myslimane, ku jetojnë ujgurët.

Pekini dje e kritikoi Kongresin dhe u kërcënua me reagim adekuat, që shkaktoi frikë se bisedimet tregtare mund të ndërpriten. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close