0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë BotëPolitikë

Pecas: Për momentin nuk është planifikuar udhëtim i Micotakis për në Shkup, por mund të ndodhë në të ardhmen

Tani për tani, nuk është planifikuar asnjë udhëtim i kryeministrit grek Kirjakos Micotakis në Shkup. Një gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen, tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas, sot në konferencë të rregullt për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s në Athinë, në lidhje me vizitën e mundshme të Micotakis në vendin tonë.

Athinë, 17 shtator 2020 (MIA) – Tani për tani, nuk është planifikuar asnjë udhëtim i kryeministrit grek Kirjakos Micotakis në Shkup. Një gjë e tillë mund të ndodhë në të ardhmen, tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas, sot në konferencë të rregullt për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s në Athinë, në lidhje me vizitën e mundshme të Micotakis në vendin tonë.

“Ekziston mundësia për një takim të ardhshëm të kryeministrit me z. Zaev dhe me z. Borisov, në korniza të ‘Thessaloniki Summit’ në Selanik. Ne do ta shohim këtë më vonë, në nëntor”, tha Pecas.

Lidhur me takimin e djeshëm të kryeministrave të dy vendeve, zëdhënësi i Qeverisë greke tha se ajo që është e rëndësishme është që Greqia gjithmonë të mbështesë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe natyrisht edhe të Maqedonisë të Veriut.

“Mendoj se kemi treguar se kohët e fundit kemi bërë shumë përparim në të gjitha nivelet. Marrëveshjet adekuate në lidhje me progresin e këtij bashkëpunimi tashmë janë dorëzuar në Kuvend. Ne kemi thënë gjithashtu se bisedat para-aderuese në nivel të BE-së janë gjithmonë forum i mirë për të përmbushur interesat greke. Çdo hapje dhe mbyllje e kapitujve të negociatave do të pasqyrojë pozicionin e vendit tonë”, tha Pecas. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close