BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Pecas: Greqia kërkon nga BE-ja listë me sanksione për Turqinë në rast t’i shkel të drejtat tona sovrane

Greqia i kërkon Bashkimit Evropian të përgatis listë të masave të fuqishme në rast se Turqia shkel të drejtat tona sovrane. Ndërsa Evropa duhet të kuptojë se ka përgjegjësi të marrë vendime për të ndaluar provokimin turk, tha zëdhënësi i qeverisë Greke Stelios Pecas në konferencë e sotme të rregullt për gazetarët, duke shpjeguar se masat mund të jenë në formë të sanksioneve diplomatike, politike ose ekonomike për Turqinë, informon  korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 13 korrik 2020 (MIA) – Greqia i kërkon Bashkimit Evropian të përgatis listë të masave të fuqishme në rast se Turqia shkel të drejtat tona sovrane. Ndërsa Evropa duhet të kuptojë se ka përgjegjësi të marrë vendime për të ndaluar provokimin turk, tha zëdhënësi i qeverisë Greke Stelios Pecas në konferencë e sotme të rregullt për gazetarët, duke shpjeguar se masat mund të jenë në formë të sanksioneve diplomatike, politike ose ekonomike për Turqinë, informon  korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Theksoi se çështjen sot do ta ngrit shefi i diplomacisë greke Nikos Dendias në takimin e Këshillit të punëve të jashtme të unionit.

“Greqia e konsideron të domosdoshme t’i dërgojë porosi të fuqishme vendit fqinj se askush nuk mund të shkelë legjislacionin ndërkombëtar pa ndëshkim. Aksionet, krejtësisht në kundërshtim me detyrimet ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, do të sjellin pasoja konkrete”, tha Pecas.

Lidhur me vendimin e Turqisë për ta kthyer Shën Sofjen nga muzeu në xhami, zëdhënës i qeverisë Greke potencoi se kjo është çështje globale, jo greko-turke, sqaroi se Micotakis ka ngritur nismë për konsultime me kolegët e tij, ndërsa tashmë ka biseduar me patriakun Bartolomei dhe Kryepeshkopin grek Jeronimos.

“Bëhet fjalë për gabim historik dhe komuniteti botëror duhet të reagojë. Nuk është vetëm çështje greko-turke, por është botërore dhe këtë dimension e theksojmë fuqishëm, si para ashtu edhe pas vendimit të Erdoganit”, tha Pecas. sr/sn/

Таг
Back to top button
Close
Close