BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Pecas: Greqia do t’i mbulojë shpenzimet e karantinës për rastet eventuale pozitive me Kovid-19 te turistët

Nëse paraqitet ndonjë rast pozitiv te turistët derisa qëndrojnë për pushime në Greqi,  do të akomodohen në hotel- karantinë, ndërsa shpenzimet do t'i mbulojë shteti, kumtoi zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas në brifingun e rregullt të sotëm me gazetarët, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 1 qershor 2020 (MIA) – Nëse paraqitet ndonjë rast pozitiv te turistët derisa qëndrojnë për pushime në Greqi,  do të akomodohen në hotel- karantinë, ndërsa shpenzimet do t’i mbulojë shteti, kumtoi zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas në brifingun e rregullt të sotëm me gazetarët, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pecas tha se kohëve të fundit, siç i afrohemi 15 qershorit përkatësisht datës së caktuar për fillim zyrtar të sezonit turistik në Greqi,  do të kumtohet edhe plani operativ, ndërsa përsëriti se do të ekzistojnë testime të kahëzuara të rastit për turistët.

“Rastet që do të jenë pozitive, do të akomodohen në hotel,  me shpenzim që do të jetë  në barë të shtetit grek. Këtë e kemi bërë në të kaluarën dhe do të vazhdojmë ta  bëjmë. Shpresojmë se  do të ketë  pak raste pozitive ose aspak nuk do të ketë”, sqaroi zëdhënësi i Qeverisë greke.

Ai theksoi se nga 15 qershori, Greqia “në mënyrë të vazhdueshme dhe metodike”, me rregulla dhe protokolle për sigurinë dhe higjienën”, do t’i presë turistët.

“Kujdesemi, që këtë verë shëndeti dhe siguria të jenë  prioriteti ynë i parë, derisa së bashku do t’i ndajmë kulturën, historinë dhe bukuritë e atdheut tonë. Greqia do të vazhdojë  me vlerësimin e të dhënave epidemiologjike, në bashkëpunim me ekspertë dhe organizata ndërkombëtare dhe evropiane”, theksoi Pecas.

Kryeministri grek Kirjakos Micotakis të enjten do të marrë pjesë në prezantimin e  programit “Rifillimi i turizmit” (Restart Tourism), derisa sërish sot kishte mbledhje me ministrat kompetent rreth  mbulimit shëndetësor të ishujve dhe protokollet shëndetësore për mbrojtje të shëndetit  të popullatës lokale, të punonjësve turistik, si dhe turistëve. sr/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close